Banoret, dilema per kthimin ne shtepi
Mijera familjare te qytetit te Shkodres, te cilet u larguan masivisht prej fillimit te muajit nga banesat, po perballen me nje pamje te dhimbshme: shtepi qe uji u ka shkaterruar gjithçka, biznese qe kane pesuar me miliona leke deme. Ne shumicen e shtepive nuk ka shpetuar asgje. Frigorifere, lavatriçe, televizore, dollape te demtuar. Po keshtu, edhe bizneset e shumta qe ndodhen ne lagjet e permbytura kane pesuar nje dem ekonomik te paimagjinueshem. Jo vetem kaq, por brenda ne banesa dhe ne dyqane, nga largimi i ujit aty ka mbetur nje sasi lymi, qe kuterbon nga era e keqe. Banoret, te shqetesuar presin me urgjence nderhyrjen e shtetit per demshperblimet. Madje ata po ndihen te shqetesuar se nuk dine si te veprojne me shtepite e tyre. Ka nga ata me fatlumet qe uji u ka dale nga banesat dhe kane filluar qe te shkojne te pastrojne ndonje gje dhe te bejne dezinfektimin me klor, me qellim per te eliminuar ndonje epidemi te mundshme. Ne shtepite e tyre, krahas ujit te liqenit u kane depertuar edhe ujerat e zeza. Por nga ana tjeter, banoret kane frike se mos komisionet e vleresimit nuk u paguajne demet e shkaktuara nga uji. Kjo i ben ata qe te jene ne medyshje te hyjne apo te mos hyjne ne shtepi. Krahas demeve ne banesat e tyre, ne shtepite e demtuara ne lagjen “Livadhe”, te shkaterruara jane dhe te mbjellat, baza materiale e bagetive, etj. “Na eshte thene te mos perdorim ujin e puseve qe kemi ne oborre. Por ne na duhet te lahemi, te pastrojme shtepite”, thone ata. Era e keqe, si pasoje e ujerave te zeza, eshte e padurueshme ne disa zona te Livadheve. Behet fjale per shtepi, shumica prej tyre te ndertuara pa leje ne zona informale, pa kanalizime. Banoret e saj vazhdojne te jene tW evakuuar ne konviktet e qytetit. Nike Toma, nje nga banoret e “Livadheve”, tek ish-Zooteknika shprehet se nuk e di se si do te shkoje halli i tyre. “Kjo eshte hera e dyte qe nga janari i ketij viti qe shtepia eshte permbytur e gjitha. Nuk e di se çfare do te behet me ne. Uji deperton ne shtepi, permbyt çdo gje, pastaj iken. Sa fillojme me u tha e me sistemu gjera, me marre ato pak leke qe na llogarit shteti per demshperblim, marrim dhe leke borxh per te blere ato qe na duhen, prape permbytemi. Duhet nje zgjidhje se keshtu nuk shtyhet”, shprehet Toma. Ai vjen here pas here te shohe shtepine, ndersa te afermit i ka te strehuar ne konvikt ne Shkoder. “Shyqyr qe shpetuam me koke, pasi uji ka ardhur aq shpejt sa rrezik me na mbyt brenda. Uji ka hyre dhe ka demtuar çdo gje. Nuk na ka tepruar asnje rrobe, me perjashtim te teshave qe kemi pas veshur kur kemi dale mbremjen e 1 dhjetorit. Sot shoh se ujerat e zeza te gropes septike kane dale ne siperfaqe nga niveli i ujit dhe kane depertuar edhe ne banese. Nuk mund te hyhet ketu. Nuk mundemi me prit sa te ngrihet komisioni i vleresimeve, edhe dy muaj te tjere pa prekur asgje, qe te rregullojme shtepine”, perfundon Toma. Basha sjell eksperte austriake per argjinaturen e Samrishtit
SHKODER – Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, u shpreh dje se vemendja eshte perqendruar tek riparimi i argjinatures se Samrishtit, ne komunen e Dajçit. Ndonese niveli i ujit ka rene gjate diteve te fundit, kjo komune vazhdon te jete e izoluar nga uji. Gjate dites se djeshme, ministri Basha, qe drejton operacionin e emergjences ne Dajç, pati nje takim me nje grup ekspertesh nderkombetare te profilizuar ne riparimin e argjinaturave. Specialistet hungareze do te projektojne forcimin e argjinaturave me ane te metodave bashkekohore. Basha u prezantoi atyre zonen problematike nepermjet hartave dhe vezhgimit nga ajri e diskutoi me ta menyrat e nderhyrjes per riparimin e argjinatures se Samrishtit. Sipas eksperteve, nese nderhyhet me materiale te sjella nga ajri, atehere kjo e çare mund te mbyllet per nje dite. Gjithashtu, ministri Basha mberriti dhe ne bazen e Gjadrit, ku shprehu mirenjohjen per kontributin qe trupat e perfshire ne aksionet e Shtabit te Emergjences, kane dhene per perballimin e situates. Sot rinis mesimi per 12 mije nxenes
SHKODER - Qyteti i Shkodres dhe disa komuna do te rifillojne procesin mesimor diten e sotme. Perjashtim bejne vetem ato shkolla qe ndodhen ne zonat e permbytura ose edhe ato shkolla qe nuk jane te permbytura, por qe levizja e mesuesve ne drejtim e tyre eshte e pamundur per shkak te bllokimit te rrugeve. Nje fakt te tille e ka bere te njohur Artrida Ferketi, drejtoresha Rajonale Arsimit ne Shkoder, pas mbledhjes se Shtabit te Emergjencave. Diten e hene pritet qe fillojne mesimin rreth 12 mije nxenes, ne 12 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla te mesme te qytetit, si dhe shkollat ne 9 komunat e tjera qe nuk jane te permbytura. Do te qendrojne te mbyllura 2 shkolla te mesme, pasi nje pjese e mire e nxenesve jane nga rrethet dhe nuk kane ku te sistemohen derisa konviktet te zbrazen. Mesimi nuk do te zhvillohet gjithashtu ne shkollen e Obotit te komunes Ana e Malit, te Trushit komuna Berdice, ne fshatin Mali i Jushit dhe Hoten komuna e Bushatit si dhe ne te gjitha shkollat ne Dajç dhe Velipoje. r.d Meta dorezon ndihma ne Berdice
Anetare dhe simpatizante te LSI-se se Lushnjes, ne bashkepunim me kryetarin e bashkise se ketij qyteti, Albert Sanxhaku, policine bashkiake, si dhe pjesetare te tjere te ketij institucioni, dorezuan dje disa kamione me ndihma ushqimore, veshmbathje, si dhe baze ushqimore per bagetite ne fshatin Trush te komunes se Berdices, ne rrethin e Shkodres. Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Ilir Meta, garantoi banoret per mbeshtetje te vazhdueshme. “I vetmi problem ketu ne Trush dhe komunen e Berdices eshte veshtiresia per magazinimin e ndihmave qe kane ardhur, jo vetem per banoret, por veçanerisht edhe ndihma qe po vijne si ushqim per blegtorine”, nenvizoi Meta. PS: demi ne bujqesi 70 milione euro
Partia Socialiste zbardhi nje tjeter fature financiare te permbytjeve ne Shkoder. Sekretari i Keshillit Ekonomik ne PS, Ervin Bushati, tha dje se vetem per bujqesine, demi i shkaktuar fermereve eshte 70 milione euro. “Nga njera ane kemi bageti te ngordhura, bujqesi te zhytur nen uje dhe nga ana tjeter ne qytet kemi çmime me te larta ne treg, pikerisht prej mungeses se prodhimeve bujqesore, qe nuk vijne dot nga Shkodra. Qeveria eshte sa fajtore, aq edhe e pazonja per te kuptuar demin e madh qe ka shkaktuar me permbytjet ne veri. Qeveria fsheh demin real te permbytjeve masive ne Shkoder per bujqesine duke na shfaqur nje fraksion te kostos reale, qe ajo ka per ekonomine shqiptare”.
SHKODER/ RITVAN DIBRA