“Asnjë vendim s’është marrë pa firmën e Subashit”
24/03/2011 Ristani raporton në Kuvend punën e KQZ gjatë vitit 2010
“Gjatë vitit 2010 ka pasur konsensus mes anëtarëve në KQZ”
Kryetari i KQZ Arben Ristani, ka raportuar dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, në lidhje me punën e bërë nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit 2010. Sipas kreut të KQZ në ndryshim me vitin 2011, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes dy forcave politike, puna në këtë institucion ka funksionuar normalisht, deri në dhjetor të këtij viti, ku komisionerët socialistë kanë bojkotuar mbledhjet e e këtij institucioni. “Ju mbani mend që të 7 anëtarët e KQZ-së, konfirmuan dhe vendimin përfundimtar të 2009, ku konsensusi ka qënë I mrekullueshëm midis nesh. Ka vazhduar kjo gjëndje konsensusi edhe më pas, gjatë gjithë 2010-ës, vit I cili nuk ishte vit electoral dhe nuk kishte pse ne të kishim kontradikta.” U shpreh Ristani. Interesant është fakti, se pavarësisht politikës së PS, e cila ka atakuar shpesh gjatë këtij viti, vendimet apo punën e KQZ, sërish vendimet janë marrë me konsus të plotë dhe janë firmosur nga nënkryetaja e KQZ Dëshira Subashi. “Sigurisht që asnjë vendimmarrje e kryetarit të KQZ-së, nuk ka dalë pa u kundërfirmosur nga nënkryetari. Në mënyrë absolute nuk mund të dilte sepse ddo të ishte shkelje e ligjit dhe unë nuk mund t’ja lejoja vetes që unë mund të nxirrja vendime të pakundërfimuara nga nënkryatrja. Sigurisht që ka patur dy-tre raste që kemi patur kontradikta lidhur me një vendimmarrje të caktuar. Dhe kur kemi patur kontradikta dhe nuk është kundërfirmuar nga nënkryetarja, është thirrur mbledhja e KQZ-së për të zgjidhur çështjen. Dhe çështja është zgjidhur me votim në KQZ. Pra, nuk ka asnjë akt që të jetë në fuqi dhe të ketë dalë vetëm me firmë të kryetarit. Të gjitha aktet kanë dalë me firmë të kryetarit të konfirmuara nga nënkryetarja. Në ato raste kur nuk janë kundërfirmuar nga nënkryetarja I janë nënshtruar shqyrtimit në KQZ.” – u shpreh Ristani duke hedhur poshtë çdo hije dyshimi mbi aktivitetin ligjor të KQZ-së. Ndërsa i pyetur nga deputeti i PD-së Eduard Halimi mbi mungesën e tre anëtarëve të propozuar nga opozita në KQZ, Ristani theksoi se “Anëtarët e KQZ-së nuk kanë munguar në mbledhjet e këtij komisioni gjatë vitit 2010. derio në vendimmarrjen e fundit të 2010-ës kanë qënë. Por kanë bërë një lojë tjetër, që kanë ardhur dhe pastaj kanë ikur, por që gjithsesi kanë ardhur në mbledhjet e KQZ-së. pra, nuk ka qënë ky problem për 2010-ën, por ka filluar në 2011-ën.” Ku fjalën “lojë” të anëtarëve, Ristani e sqaroi se “është lojë, sepse detyra e komisionerit në KQZ është që të rrijë në komision dhe të bëjë detyrën e tij. Të rrish e të ikësh, të hysh e të dalësh është lojë për mua. Nuk është zbatim I rregullit dhe I detyrës.” u shpreh kreu i KQZ-së dje para deputetëve të Kuvendit.
Zhgënjimi i Subashit
Në një prononcim dhënë “Metropol”-it para pak ditësh, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, u shpreh e zhgënjyer mbi mbarëvajtjet dhe situatën e deritanishme në KQZ, ku garantimi i transparencës dhe paanshmërisë politike të këtij institucioni duket se janë ende larg. “Të gjitha kërkesat tona kanë qenë dhe janë konform ligjit, dhe ne kërkojmë vetëm zbatimin e tij. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka funksionuar në mënyrë joprofesionale. Por ai është kthyer në një vegël në duart e mazhorancës për të na penguar mbi realizimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Këtë gjë ne e kemi kundërshtuar me forcë në çdo mbledhje që ky komision ka zhvilluar. Ndaj ne jemi akoma të mendimit se duhet të ulemi dhe të bisedojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjithë”, u shpreh Subashi. Por nga ana tjetër, nënkryetarja e KQZ-së nuk dha shenja të një rikthimi të opozitës në mbledhjet e këtij komisioni. “Mbetet për tu parë se si do rrjedhin ngjarjet në KQZ, pastaj mund të diskutohet për rikthimin tonë”, tha Subashi.
PBDNJ jashtë koalicionit, Dule garon i vetëm në 8 maj
KQZ, regjistrohet koalicioni opozitar “Aleanca për të Ardhmen”
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Vangjel Dule dhe PBDNJ do të garojnë të vetme në zgjedhjet e tetë majit, me kanditatët e saj kryesisht në zonat e jugut. Opozita në limitin e kohës së parashikuar nga kodi zgjedhor ka regjistruar dje në KQZ koalicioni përbërë nga 24 parti nën siglën “Aleanca për të ardhmen”. Burime nga PS shprehen se mungesa e PBDNJ në koalicionin e majtë ka ardhur për shkak të mosgjetjes së një zgjidhjeje me kryesuesen e koalicionit PS-së, mbi përzgjedhjen e një kandidature të mirëpritur për palët lidhur me bashkinë e Himarës. Nga ana e saj PS nuk ka pranuar kandidaturën e Vasil Bollanos, i njohur për qëndrimet e tij të ekzagjeruara dhe pro qarqeve shoviniste greke. Vetë Edi Rama vendosur të ndjekë një tjetër strategji me aleatin e saj, duke i propozuar se nëse PBDNJ-ja do të ishte pjesë e aleancës me PS-së, ajo nuk do të kishte mundësi të konkurronte me kandidatë më vete në ato zona ku i duhej të mbështeste aleaten e saj kryesore. Por, me pretendimin se kjo lloj marrëveshjeje do të haste në pakënaqësi nga shumica e banorëve të kësaj zone, të cilët mbështesin kreun aktual të bashkisë, pretendet për një tjetër mandat, Vasil Bollano. Në këtë mënyrë, pritet që PBDNJ-ja të regjistrohet sot në Komision Qendror Zgjedhor si një subjekt politik që kandidon i vetëm në garën elektorale për pushtetin vendor. Gjithsesi, vetë PBDNJ nuk do të nxjerrë kandidatë të saj në bashkitë e mëdha, si fjalavjen Tiranë, Durrës, Elbasan apo Korçë, por do kufizohet vetëm në disa zona kryesisht me përbërje minoritare në jug të vendit Ndërkohë që jashtë koalicionit të saj PS-ja ka lënë dhe partinë e komunistëve dhe atë të drejtuar nga Koço Danaj, duke refuzuar që të ketë në aleancën e gjerë këto dy subjekte. Ndërkohë që pak ditë më parë në KQZ u regjistrua dhe koalicioni i partive të djathta i cili përbëhet nga 22 parti. Ndërkohë të njëjtat burme nga PS shprehen se, refuzimi për ti lënë bashki dhe komuna të preferuara aleatëve të saj, ka sjellë jo pak mosmarrëveshje, mes Ramës, Gjinushit, Nard Ndokës, por edhe Spartak Ngjelës. Aleatët e Ramës, u duhet të kënaqen me komuna, të vogla, dhe këto në shumicë në zonat ë cilat në shumicë votohet Partia Demokratike. Ditën e djeshme Paskal Milo, dhe Skënder Gjinushi ishin të fundit që firmosën marrëveshjen vetëm pak çaste përpara se ajo të dëgohej në KQZ
24 partitë e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”
Partia Socialiste Edi Rama
PDK Nard Ndoka
Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
G 99 Ervin Mete
PSV 91 Petro Koçi
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
Aleanca Arbnore Kombëtare Gjetë Ndoji
Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
Partia e Puntorwve Kadri Isufaj
PBR Zane Llazi
PRD Skënder Halili
Partia Ardhmwria Shqiptare Emin Subashi
Partia e Pensionistëve Selami Jenisheri
Partia e Emigrantëve Ymer Kurti
PPSH Marko Dajti
PUK Idajet Beqiri
PDIP Halim Feitaj
PLDSH Astrit Kosturi
PDS, Paska Milo
PTRSH Avdi Keçi
PDBM Sabri Jaçaj
PPK Spartak Dobi