E Hënë, 2 Nëntor 2026

Amnistia e gjobave, gjashtë muaj kohë

Sapo ka startuar këto ditë fushata për implementimin e ligjit "Për faljen e borxheve dhe të kamatëvonesave të biznesit". I shoqëruar tashmë edhe me udhëzime të Ministrisë së Financave, ky ligj shkarkon nga detyrimet e prapambetura një numër të madh subjektesh. Bëhet fjalë për rreth 2.5 miliardë lekë, shuma e përgjithshme që bizneset iu detyrohen (vetëm) doganave. Por, sipas ekspertëve, falja e borxheve dhe kamatëvonesave të biznesit "përkthehet" si një përfitim shumë më i madh, përmbi 5 miliardë lekë. "Bizneset kanë 6 muaj kohë për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj doganave, ndërkohë që do të kenë përfitime të konsiderueshme falë kësaj amnistie fiskale, të shpallur përpara disa javësh nga qeveria dhe që fillon të zbatohet këto ditë", shprehen drejtues të Unionit të Dhomave të Tregtisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›