Ruli mbron tregtarët: Karburantet, çmimet e larta, nuk varet nga ne
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka dalë në krah të importuesve dhe tregtarëve të pakicës së karburanteve, duke thënë se çmimi i lartë në treg nuk vjen si rrjedhojë e spekulimeve. Tregu i karburanteve në Shqipëri është tejet i liberalizuar, madje me numrin e licencave që ka mund të mbulojë edhe tregun rus. Qëndrimet e ministrit Ruli vijnë në një kohë kur çmimet e naftës në tregun shqiptar nuk reflektojnë uljen e madhe në tregjet ndërkombëtare. Sipas ministrit, ka një sërë faktorësh që ndikojnë në mbajtjen e çmimeve të larta, por kurrsesi prezenca e një spekulimi nga ana e tregtarëve. Kreu i METE-s i tha këto fjalë gjatë konferencës për shtyp, kushtuar elementëve të progres-raportit 2008, publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian.
"Në treg ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë kompani, si të pakicës ashtu edhe të importit. Pra, në këtë pikë, nuk mund të flitet për monopol", vuri në dukje kreu i Ekonomisë dhe Tregtisë. Sipas Rulit, kompanitë e karburanteve hasin vështirësi për transportin e mallit, që duke shtuar edhe nivelin e taksave, paraqesin një kosto 15 për qind më të lartë në krahasim me firmat e vendeve të tjera. "Tjetër problem lidhet me nivelin e depozitave, pra rezervat e karburanteve. Ato janë të ulëta dhe me ligjin e ri pritet një rritje e vëllimit të tyre", shtoi ministri. Aktualisht, një litër naftë në tregun e pakicës kushton 136 lekë, nga 160 lekë që ishte në korrik-gusht, ndërsa në tregjet e huaja, një fuçi kushton rreth 61 dollarë, nga 145 dollarë që ishte në korrik 2008.
Vlerësimet e paraqitura në raportin e KE-së për 2008-ën, ministri Ruli ia ka dedikuar stafit të tij, duke shtuar se boshllëqet e mbetura do të eliminohen brenda tre muajve të ardhshëm. "Në këtë raport, në të gjitha fushat që mbulon METE është shënuar progres i dukshëm. Për herë të parë në të gjithë historinë e publikimit të raporteve të progresit, sektori energjetik shënon progres gjithashtu. Progresi është veçanërisht i dukshëm edhe për sa i përket përafrimit të kuadrit legjislativ me direktivat përkatëse të BE-së, ngritjes së institucioneve rregullatore-monitoruese sipas modeleve dhe eksperiencave më të mira evropiane, si dhe progresit në implementimin e politikave dhe programeve të reja", tha Ruli. Ai shtoi se raporti paraqet vlerësime edhe për sektorin e privatizimeve, politikat që janë ndjekur për realizimin e tyre.