E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i OSSH, vijojnë negociatat

Negociata mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë fituese për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH, vijojnë me intensitet të plotë, ndërkohë që javën tjetër palët do të ulen të flasin më konkretisht. Ministri Ruli ka shpjeguar se kontrata e shitjes së 76 për qind të aksioneve të OSSH-së nuk është përpiluar ende dhe se nevojiten disa saktësime. "Pjesa e negociatave mbetet niveli i humbjeve të energjisë elektrike, i cili duhet të bjerë 15 për qind brenda katër viteve të ardhshme. Pala shqiptare është e vendosur që kjo pikë të zbatohet nga ana e kompanisë çeke ‘Çez‘, përfshi dhe të tjera kushte", u shpreh dje ministri i Energjetikës, Ruli. Sipas tij, negociata më të forta do të nisin javën tjetër, ndërsa shpresohet që i gjithë procesi të mbyllet brenda vitit 2008.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›