E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Buxheti 2009 i ngjan një skeme piramidale

Socialistët deklaruan dje se buxheti i ri po diskutohet në një kohë krejt rekord. Nënkryetari i grupit parlamentar, Erion Braçe, gjykon se skema buxhetore për vitin 2009 duhet t‘i nënshtrohet rishikimit në dritën e këtyre shqetësimeve. "Ne i quajmë të papranueshme, të prodhuara si të dëmshme dhe shokuese deklaratat e bëra dje nga qeveria, se shifra e prodhimit të përgjithshëm kombëtar nuk është reale", theksoi Braçe. PS-ja e sheh asistencën e FMN-së si profesionale dhe i kërkon qeverisë që sa më parë në këto ditë të vështira për të gjithë botën të rinovojë mandatin me FMN-në. "Sepse duhet të mbetet këtu si garanci për buxhetin e 2009-ës, një vit elektoral dhe mbi të gjitha një vit me rënie ekonomike në të gjithë botën", shtoi Braçe, teksa kërkoi garanci për zbatimin e këtij buxheti, që reflekton çoroditjen totale, aq sa i ngjan një skeme piramidale. "Shihni treguesit: rritja ekonomike, sipas qeverisë, planifikohet të jetë 6%, rritja e të ardhurave, po prapë sipas qeverisë, planifikohet të jetë 0%, rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat planifikohet të jetë 0%", sqaroi Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›