E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KLSH-se eku Kontroll koncesioneve

Të paktën 1.6 miliard lekë janë abuzimet me fondet e qeverisë gjatë vitit të shkuar. Në raportimin vjetor të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i kësaj strukture bëri me dije se si gjithmonë abuzimet më të mëdha kryhen nga  administrata tatimore, ajo doganore si nga prokurimet publike.
 
"Në sektorin e tatim-taksave 533 milionë lekë, në sektorin doganorë 359 mln lekë, në fushën e prokurimeve publike 188 mln lekë, në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive shtetërore, 154 mln lekë. Në fushën e shpenzimeve operative 23 mln lekë edhe të tjera. Gjithsej, 1.6 miliardë lekë", tha Robert Çeku, kryetari i KLSH-së.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, zoti Çeku kërkoi që KLSH të ketë mundësi për kontroll të plot mbi marrëveshjet koncesionare. "Lidhur me koncesionet ky është një problem shumë i madh ne do vazhdojmë dhe në vitet që vjen të japim pjesë të pronës publike me koncesion. Por është e domosdoshme që KLSH të ketë autoritet të plotë të kontrollojë", tha Çeku.

Në seancën e pyetjeve dhe përgjigjeve, zoti Çeku kërkoi që amnistia duhet të realizohet me kritere të qarta. Veç kësaj, duke parë problemet ndër vite, kreu i KLSH-së tha se është e nevojshme të rishihet ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, pasi rimbursimi i kësaj takse është paraqitur gjithnjë problematik.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›