E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale: Nuk diskutohet në këshillin konsultativ të biznesit

Projektligji për Amnistinë Fiskale të hënën diskutohet në komisionet parlamentare. Kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho, e bëri këtë me dije. Ndërsa ky projektligj po merr rrugën për miratim, ende nuk ka kaluar në Këshillin Konsultativ të Biznesit për diskutim, i cili është një organizëm që është ngritur pikërisht për të debatuar dhe miratuar në parim të gjitha draftet e rëndësishme të miratuara nga Qeveria që kanë ndjeshmëri për biznesin. Në të njëjtën kohë, komuniteti i biznesit i ka kërkuar Ministrisë së Financave të gjejë një konsensus përsa i përket tarifave të taksimit, pasi ata nuk e përballojnë dot taksën prej 6-7% për faljen e detyrimeve të tyre. Nga Ministria e Financave nuk ka ende një përgjigje zyrtare, ndërsa ky projektligj do të kalojë ditën e hënë në komisionet kuvendore për t’u diskutuar në parim dhe nen për nen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›