Amnistia fiskale PS Nuk e votojme ne parlament

Amnistia fiskale, ndryshim i shumë pritur nga bizneset dhe qytetarët duket se nuk do të marrë miratimin e opozitës. Në një prej tryezave që u organizua për të biseduar mbi detajet e kësaj nisme fiskale, deputetë të Partisë Socialiste thanë se nuk do ta votojnë para datës së zgjedhjeve lokale. Arsyeja kryesore e deklaruar është koha e shkurtër e përpilimit të draftit të faljes.
“Ajo që opozita mendon sot, besoj se këtë qëndrim do të mbajë edhe politikisht është, një iniciativë e tillë përpara një procesi elektoral nuk i shërben absolutisht procesit. Mund të zgjerojë dëshirën apo të promovojë dëshirën, por evazion për shkak të mënyrës së si një amnistri në të kaluarën është marrë, pa një konsensus politik”- tha deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj.
Të kundërtën mendojnë hartuesit e amnistisë. Sipas deputetëve të PD-së pjesa më e madhe e punës është përfunduar dhe ka ende kohë për ndryshime që mund të propozohen nga grupet e interesit.
“Tashmë kemi ardhur në një pikë ku interesi i biznesit është përputhur edhe me vullnetin e qeverisë për ta bërë këtë punë, kështu që tani nuk shtrohet pyetja do bëhet apo s’do bëhet kjo amnisti, por pyetja shtrohet si do të bëhet kjo amnisti me qëllim që të përfitojnë të gjithë”.- tha Sherefedin Shehu, deputet i PD-së.
Kundër shtyrjes së amnistisë dhe vonesave të tjera janë dhe grupimet e bizneseve.
“Në rast se ky projekt vjen e formatohet në një mënyrë shumë të mirë ne kërkojmë nga të gjithë aktorët politikë, nga të gjitha partitë politike, në mënyrë të veçantë nga opozita ta mbështesin këtë projekt. Ne nuk e shikojmë as para fushatës as mbrapa fushatës çështjen, e shikojmë më gjerë. Ne duam që ky ligj të jetë i plotë, të jetë i qartë, të jetë transparent, gjithëpërfshirës, të japë garanci ligjore”.- tha Luan Bregasi, president Biznes Albania.
Veç kësaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, kërkoi rishtas që tarifa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme të jetë nën 6 %, ndërsa falja e detyrimeve tatimore për dy vitet e shkuara të jetë më e ulët se 30 %.
Florian Papadhimitri