E Diel, 1 Nëntor 2026

Flururo per jeten Berisha Qendra te reja ne Shqiperi

Në javën e shoqatës sensibilizuese të autizmit në qytetin e Elbasanit është inaguruar qendra për fëmijët autikë “Fluturo për jetën”, e ngritur me iniciativën e presidentes së fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonjës Liri Berisha dhe me mbështetjen e kompanisë, Kurum.

Në këtë qendër do të trajtohen rreth 30 fëmijë me probleme nga i gjithë qarku i Elbasanit. Qendra është e standarteve bashkëkohore dhe në të do të shërbejë një staf i kualifikuar për trajtimin e fëmijëve autikë.

“Ngritja e kësaj qendre është një dhuratë, po qe se do ta quaja dhuratë për familjet shumë të lodhura, të tronditura, që vuajnë nga ky çrregullim që kanë fëmijët e tyre.  Unë kam kënaqësinë që brenda dy vjetësh është ndërgjegjësuar deri në atë shkallë shoqëria jonë sa të arrijë të ngrejë dy qendra. Shumë shpejt do të fillojë funksionimi dhe në qytete të tjera të Shqipërisë”- tha zonja Berisha.

Drejtori i kompanisë turke Kurum falenderoi zonjën Berisha për punën që po bën për fëmijët autikë, nisma e së cilës solli edhe ngritjen e kësaj qendre, duke premtuar mbështetje në vazhdimësi për këtë kategori fëmijësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›