E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Tahiri Pas bisedimeve Kosova drejt BE-se

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka konfirmuar në Tiranë karakterin teknik të bisedimeve Kosovë Serbi. Pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, nr dy i qeverisë kosovare tha se bisedimet i shërbejnë marrëdhenieve dhe afrimit të Kosovës me BE-në.

”Fjala është për një dialog teknik ku do të diskutohen çështje teknike. Kjo kornizë është e konfirmuar nga aleatët e Kosovës, pra perëndimi, BE-ja, SHBA, dhe vetë fakti se Kosova ka pranuar të hyjë në dialog është një vlerë e re në politikën e jashtme e cila besoj se u shërben edhe këtyre vendeve që mendojnë se Kosova vazhdimisht prodhon stabilitet dhe konstruktivitet edhe me këtë rast”- tha zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe ministri ynë i Jashtëm Edmond Haxhinasto për të cilin ky proces dialogu do të jetë teknik, ku Kosova prezantohet si një shtet sovran me të drejta të plota.

“Bisedimet midis Republikës së Serbisë dhe asaj të Kosovës e pengojnë këtë proces, përkundrazi mund t’ju them që ka një dinamikë pozitive që diplomacia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë me vendje të tjera dhe sigurisht që në kohën dhe vendin e duhur i gjithë produkti i këtij aktiviteti diplomatik do të bëhet i ditur edhe për publikun”.

Numri dy i qeverisë kosovare vuri në dukje ndihmën e madhe që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në drejtim të forcimit të institucioneve dhe demokracisë në shtetin e ri.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›