Dasma mbretërore e princeshës suedeze
Princesha suedeze u martua dje me të dashurin e saj bankier, ne një ngjarje të ndjekur nga të gjitha familjet mbretërore evropiane dhe elita njujorkeze.
Princesha Madlein, 30 vjeçe, më e reja e tre fëmijëve të Mbretit Karl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia, u martua me financierin Kris O’Neill, 38 vjeç, në Pallatin Mbretëror në Stokholm.
Mes të ftuarve elitë ishin këngëtari i Duran-Duran, Xhon Tejlor, Princi Nikolaos i Greqisë, Karl-Johan Person, shefi ekzekutiv i kompanisë së veshjeve “Hennes & Mauritz” (H&M) dhe yjet e “Roxette”, Per Gesëll dhe Marie Fredrikson.
Çifti u takua në vitin 2010 kur princesha u largua për në SHBA, pas një historie të dështuar dashurie. Ajo donte të largohej nga Suedia pas prishjes së fejesës me prokurorin suedez Jonas Bergstrom, pas spekulimeve se ai e kishte tradhtuar. Princesha është e katërta në radhë për trashëgiminë e fronit suedez.
Fustani i saj i nusërisë ishte bërë me mëndafsh dhe dantella me përbërje fildishi, me një bisht katër metra, të krijuar nga mjeshtri Valentino. Velloja e princeshës ishte bërë me mëndafsh, e rrethuar me tyl dhe e zbukuruar me lule. Velloja mbahej nga kurora e saj e zbukuruar me lule portokalli.
(a.k/indeksonline/BalkanWeb)