AH1N1, Shkodra, vatra e re e infeksionit
Qyteti i Shkodrës mund të jetë vatra e re e infeksionit të gripit të derrit, AH1N1. Dy banorë të këtij qyteti kanë humbur dje jetën, si pasojë e komplikacioneve që u ka shkaktuar virusi AH1N1.
Konfirmimi ka ardhur nga spitali i sëmundjeve të mushkërive në Tiranë, "Shefqet Ndroqi", dhe spitali i Shkodrës. Një grua 47-vjeçare dhe një burrë 53-vjeçar kanë humbur jetën pas marrjes së virusit së gripit të derrit, ndërkohë që mësohet se të dy pacientët vuanin edhe nga probleme kronike shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar dje zyrtarisht se gruaja 47-vjeçare ishte shtruar prej pesë ditësh në spitalin e Tiranës, Sanatorium, ku ka marrë ndihmë të specializuar, si dhe është ndjekur me kujdes nga trupa mjekësore.
"Gjendja e pacientes ka qenë e vështirë, ajo vuante nga mushkëritë, hipertensioni arterial, hiperobeziteti", sqaruan mjekët e Sanatoriumit, të cilët e mbajtën nën vëzhgim pacienten.
Ndërkohë që sipas autoriteteve shëndetësore, familjarët e pacientes nuk kanë dëshiruar të bëjnë publike emrat e viktimave, duke qenë se infektimi nga ky virus merr të njëjtat përmasa sikur të jesh lebroz dhe i rrezikshëm për komunitetin ku jeton.
Rastet
Gruaja 47-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e 11 dhjetorit, por autoritetet kanë pritur konfirmimin e analizave të Laboratorit të Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, për të dhënë përgjigjen e saktë lidhur me shkakun e vdekjes.
Sakaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti 53-vjeçar nga Shkodra vuante nga pneumonia bilaterale, probleme të tjera kronike, si dhe gripi i derrit. Ai është shtruar në spital, është trajtuar me tamiflu, ndërkohë që ka qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve. Pasi ka qëndruar i shtruar për disa ditë, dje ka humbur jetën, si pasojë e komplikacioneve nga gripi i derri, AH1N1.
Deri dje në mesditë, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë plot 310 raste të konfirmuara me grip derri, ndërsa numri i të prekurve mendohet se është edhe më i lartë.
Rrëfimi i mjekëve
Pacientja 47-vjeçare ka ardhur gjashtë ditë më parë në spitalin e Sanatoriumit. Sipas mjekëve të spitalit universitar të sëmundjeve të mushkërive, "Shefqet Ndroqi", duke qenë se pacientja vuante nga mushkëritë dhe kishte shfaqur komplikacione, u dërgua menjëherë në Sanatoriumin e Tiranës. Atje u mbajt në trajtim të specializuar. Ndërkohë që bashkë me të janë mbajtur nën vëzhgim edhe tre raste të tjera, që janë konfirmuar se kanë shpëtuar nga rreziku për jetën. Deri tani, vatra e infeksionit është konsideruar qyteti i Tiranës, pasi në kryeqytet është konfirmuar edhe rasti më i madh i të prekurve nga gripi i derrit, por pas vdekjes së dy personave në Shkodër, nga ky qytet do të merren më shumë mostra për ekzaminimin. Gjendja konsiderohet në kontroll, pavarësisht se tanimë vendi ynë ka konfirmuar plot tre viktima si pasojë e gripit të derrit. Edhe pacienti i parë, i cili humbi jetën si pasojë e komplikacioneve nga ky virus, ishte pacient i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë dhe tumorin në prostatë.