Diskutimi mbi efektet anësore
Vaksina e gripit të derrit do të mbërrijë deri në datën 18 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me firmën hungareze, mësohet se është mbyllur edhe pagesa për tërheqjen e dozave të para.
"Vaksinat pritet të mbërrijnë në vendin tonë deri në datën 18 të këtij muaji. Kemi mbyllur edhe pagesën. Presim dozat e para. Kontingjentit të cilit do t‘ia sugjerojmë këtë pagesë janë pacientët kronikë, ndërkohë që ata do të lihen të lirë ta marrin vetëm në rastet kur kanë dëshirë", tha drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. I pyetur lidhur me diskutimin ndërkombëtar tashmë të çelur enkas për vaksinën specifike të gripit të derrit, Pipero sqaroi se ndryshe nga disa vende, si Greqia, ku pacientët kronikë janë të detyruar ta marrin këtë vaksinë, Shqipëria do ta ketë "lëndë me zgjedhje". "Çdo vaksinë mund të ketë efekte anësore, të përkohshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme të vogla, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë të dhënë se vaksina specifike mund të japë efekte dytësore të përhershme, siç janë paralizat në rastin e vaksinave. Por pavarësisht kësaj, në vendin tonë, ndryshe nga vende të tjera, pacientët do të jenë të lirë ta blejnë apo jo vaksinën", sqaroi Pipero.
Ndërkohë që sipas epidemiologëve, secila firmë farmaceutike e cila ka prodhuar vaksinën, kryen testet klinike dhe më pas shpërndan informacionin për të gjithë qytetarët e botës.
Ndërkohë që çdo efekt dytësor është specifik për secilën vaksinë, qoftë për ato të zakonshmet, qoftë për ato të veçanta apo të reja në treg. Epidemiologët sqarojnë se vaksinat janë produkte biologjike, por secila prej tyre ka antigene të ndryshme, që bëjnë diferencën. Në rastin e gripit të derrit, antigeni i vaksinës është specifik për AH1N1. Çdo produkt biologjik mund të japë efekt anësor, ashtu si në rastin e Kanadasë, por sektori i epidemiologjisë sqaron se në përgjithësi ata të cilët janë pro vaksinave, kërkojnë të ecin me standardin e kohës, duke përfshirë këtu edhe shkallën e informacionit të gjithsecilit.