E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit politikë nuk dalin nga greva

Një grup ish të burgosurish politikë të diktaturës komuniste, për më shumë se një muaj e gjysmë ndodhet në kushte tepër të rënda shëndetësore. Asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore në vend nuk ka nisur negociatat lidhur me kërkesat e tyre dhe gjetjen e rrugës së konsensusit. Në kushte të tilla, ish të përndjekurit politikë po vazhdojnë grevën e urisë në ditën e 46-të. Ish të burgosurit e diktaturës kërkojnë dëmshpërblimet e burgimit të padrejtë. Pas një muaj e gjysmë grevë, shumica e tyre ka marrë dëmtime të rënda të organeve jetësore. Megjithatë ish të dënuarit politikë pohojnë se grevën do ta vazhdojnë me një sistem zinxhir, për të cilën janë shprehur të gatshëm rreth 200 përkrahës të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›