Amnistia per makinat perfituan 8850 qytetare

Shteti u ka falur përdoruesve të automjeteve 356 mln lekë. Të përfituarit janë 8850 qytetarë, të cilët kishin ndër vite taksa të papaguara të makinave të tyre, që kishin në përdorim. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, qytetarët në fjalë përfituan këtë shumë nga ligji i faljes fiskale, i cili e përfundoi fuqinë e tij më 31 mars të këtij viti. Sipas burimeve zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, procesi vijoi në mënyrë të kënaqshme, sepse interesi i qytetarëve u paraqit i lartë. Ky interes kulmoi veçanërisht gjatë muajit mars, periudhë që shënoi edhe mbylljen e afatit të ligjit të faljes. Përsa i përket çregjistrimit të automjeteve të papërdorura, statistikat zyrtare tregojnë 52 800 posedues automjetesh që kanë përfituar rreth 6.5 miliardë lekë. Ndërsa pas përfundimit të procesit të faljes fiskale, qytetarët mund të aplikojnë për të çregjistruar automjetin e tyre, por në këtë rast ata duhet të paguajnë detyrimet e prapambetura.
Ligji i amnistisë fiskale përfundoi në 31 mars të vitit 2012, pas shtyrjes me tre muaj të tij, që nga dhjetori i vitit të mëparshme. Qeveria propozoi dhe përmes një akti normativ u vendos që ky ligj të shtyhet edhe me 5 muaj të tjerë vetëm për pjesën e rivlerësimit të banesave.