Tregtarët e Tiranës në revoltë kundër Bashës: Mashtroi për gjithçka
Tregtarët e Tiranës hidhen ne protestë kundër kryebashkiakut Lulzim Basha. Megjithëse me kushte atmosferike te papërshtatshme, kercenimi me taksa qe po i behet bizneseve te tyre i ka hedhur ne nje tubim qe ne oret e para te mëngjesit te sotëm.
Një grup prej tyre kanë hedhur parulla kundër bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Lulzim Basha tek tregu çam dhe në disa zona të tjera. Ata kane denoncuar rritjen e taksave, duke u shprehur se bashkia i gënjeu.
Basha na gënjeu !, Ulni taksat !, Mbajeni fjalën e dhënë!, ishin disa nga parullat e hedhura në protestë. Menjëherë pas kësaj situate të krijuar, në protestë kanë shkuar përfaqësues të Partisë Socialiste, me në krye kryetarin e grupit të PS në Këshill, Aldrin Dalipi, që kanë dëgjuar nga afër shqetësimin e tregtarëve.
PS dhe Dalipi kane denoncuar të parët kamuflimin dhe mashtrimin me taksat të Bashës, duke pretenduar uljen e 60 taksave dhe kthimin e tyre në një të vetme. Por, në total taksa e vendosur është më e madhe se ajo që paguanin më parë. Dalipi i bëri thirrje nga sheshi Bashës që të tërhiqej nga kjo nismë që dënon tregtarët dhe të ulë taksat.
Partia Socialiste i bën thirrje kryebashkiakut me procedurë që të ulë taksat ashtu siç ka premtuar dhe të mos mashtrojë tregtarët, tha Dalipi.
