E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE shtim te aparateve qe lidhen me internetin

Deri në vitin 2015 çdo qytetar europian do të ketë 7 aparate të lidhura me internetin. Sot mesatarisht çdo qytetar posedon dy objekte të lidhura në internet siç është telefoni celular, kompjuteri apo televizori. Por brenda 2015-ës Komisioni Europian parashikon që numri i objekteve të shkojë në shtatë, për një total në të gjithë botën me 25 miliardë dispozitivë me lidhje ëirless.
Bëhet fjalë për një evolucion që sipas Komisionit Europian është i destinuar të thjeshtojë jetën e përditshme, por në të njëjtën kohë do të kërkojë edhe një kuadër lidjor në gjendje të shfrytëzojë nga njëra anë  këtë potencial dhe nga ana tjetër të garantojë sigurinë e të dhënave personale. Për këtë motiv Brukseli ka lançuar një konsultim publik mbi këtë argument ku ftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesuara të japin mendimin e tyre. “Interneti i gjërave” siç quhet nga ekzekutivi i BE, do të jetë në gjendje të ofrojë një numër të madh avantazhesh për qytetarët. Për shembull një dispozitiv i lidhur me internet brenda një automjeti do të mundësojë komunikimin drejtpërdrejtë me spitalin në raste aksidentesh.
Nëse një i moshuar harron të marrë medikamentet kryesore një sistem mund t’i nis një mesazh alarmi një familjari të tij apo ndonjë qendre emergjence. Apo shembuj të tjerë; nëse një profesor është i sëmurë dhe nuk shkon në orën e parë të mësimit, mund të imagjinohet që zilja e zgjimit të stundentëve mund të impostohet në mënyrë automatike për të fjetur edhe një orë më tepër. Komisionerja për çështjet e komunikimit dixhital në BE, Nelie Kroes ka shpjeguar se BE kërkon të promovojë një sistem që të jetë funksional për objektivat ekonomike dhe sociale si dhe të garantojë sigurinë e të respektojë të dhënat private. Kunsulenca e Komisionit Europian do të qëndrojë e hapur deri në 12 korrik të këtij viti. Rezultatet përfundimtare do të përdoren për përpunimin dhe rekomandimin që Brukseli synon të prezantojë në verën e vitit të ardhshëm.

  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›