E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, BE-ja vendos një mision të ri në veri



BE-ja ka marrë vendimin të hapë zyrtarisht një zyrë në Mitrovicën e veriut, nga fundi i kësaj jave. Misioni që do të udhëhiqet nga ambasadori italian në Prishtinë, Mikael Gifoni, thuhet se synon të promovojë vlerat europiane dhe të shtendosë marrëdhëniet ndëretnike në këtë pjesë të Kosovës. Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar misionin e BE-së si një përpjekje për zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Por për serbët e veriut të Kosovës misioni është i paparanueshëm meqë, sipas tyre, ai synon zbatimin e planit Ahtisari.

Kinë
Qeveria revoltohet ndaj vendimit të “Google”

Qeveria kineze ka reaguar me zemërim ndaj të ashtuquajturave shkelje të kryera nga gjiganti amerikan i internetit “Google” ndaj një premtimi të shkruar se do të respektonte ligjet e Kinës.
Këto ligje kërkojnë që rezultatet që dalin nga kërkimet në faqen e internetit “Google”, të kalojnë përmes filtrave. Pakënaqësia e Kinës erdhi pas vendimit të kompanisë “Google” për t’i dërguar të gjitha kërkimet që bëhen nga përdoruesit në Kinë, tek faqja e pa censuruar e internetit në Hong Kong.

Francë
Grevë e përgjithshme kundër qeverisë

Mijëra punëtorë francezë janë hedhur në një grevë në shkallë kombëtare pasi ndryshimeve në kabinet të presidentit Nikolas Sarkozi. Greva, në masë të madhe në transport dhe sektorin publik, bëhet në shenjë proteste ndaj mungesës së shpenzimeve dhe planeve të qeverisë për të reformuar pensionet. Sarkozi është përpjekur të rivendosë popullaritetin e tij përpara ndryshimeve në kabinet duke lënë të kuptohet se mund të ngadalësojë reformën vitin e ardhshëm. Ai ka vendosur disa figura të djathta në kabinetin e ri.

24 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›