E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Golemi: “Rigoleto, solli Xhildwn e viteve 2010”



Izaura Ndoj
“Rigoletto” ka sjell mbrwm në skenën e TKOB dashurinë e Xhildës, me zërin brilant të një sopranoje të talentuar sicc wshtw Eva Golemi. Ajo ka kohë që është identifikuar si një soprano me nja talent tw spikatur dhe shumë profesioniste në botën operistike. Një prej veprave më të bukura të Verdit, për publikun sjell dramën, pasionin dashurinë dhe vdekjen. Të gjitha këto do të vijnë nga emra të njohur të skenës, e ndërkohë që rolin kryesor e interpreton sopranoja Eva Golemi,e cila gjatw intervistës na tregon emocionet që i fal roli i Xhildës. Suksesin e saj si soprano veç skenave shqiptare ajo e ka marrë dhe në skena të huaja ku ka spikatur nw mwnyrw tw veccantw me intepretimin e roleve mw tw vwshtira operistike. Është një nga zërat më brilante të muzikës lirike, e cila ka disa vite që është pjesë e pandarë e roleve kryesore në vepra të ndryshme operistike. Sopranoja, Eva Golemi e cila e ka filluar aktivitetin e saj në maj të vitit 1996 pa mbaruar akoma Akademinë e Arteve me rolin e ‘Dona Anës’ në operën “Don Xhovani” të Moxartit, tregon se nw galerinë e roleve tw saj numëron 25 personzhe. Opera Rigoletto nga Xhuzepe Verdi wshtw ngjitur mbrwm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo kryevepër verdiane nuk ngjitet për herë të parë në skenën operistike shqiptare, por ky realizim i fundit i saj shënon dhe herën e katërt që ajo do të vijë për spektatorin shqiptar. Kjo dramë operistike ka njohur më parë tre variante skenike të saj, duke filluar nga viti 1965, në të cilin regjisori Luigj Gurakuqi në bashkëpunim me dirigjentin e njohur Mustafa Krantja e kanë sjellë këtë opera për herë të parë në vendin tonë. Ndërkohë që, Xhilda dhe Rigoletoja i parë kanë qenë bashkëshortët Nina dhe Avni Mula. Ndërkohë një tjetër vënie në skenë e kësaj opere ka qenë ajo e vitit 1994, kësaj here me regji të Nikolin Gurakuqit dhe të tjerë solistë të njohur të TKOB kanë interpretuar në rolet e saj, përkatësisht Marjana Leka nën petkat e Xhildës dhe tenori Adrian Xhema, Agim Duro dhe Ymer Kaçaj, kanë realizuar personazhin e Rigoletos. Viti 2005 do të shënonte edhe 50-vjetorin e kësaj premiere, të cilën kësaj here do ta rikthente në skenë përsëri regjisori Nikolin Gurakuqi. Xhilda u interpretua sërish nga sopranoja e njohur e skenës operistike Marjana Leka, dhe Etleva Golemi, Rigoleto nga baritoni italian Pietro Terranova dhe ai shqiptar Ylber Gjini. Këtë herë të katërt të saj kjo kryevepër verdiane do të vijë me regji të italianit Nicola Zorzi, skenografia dhe kostumet Manuela Gasperoni, dirigjent kori Dritan Lumshi, as/dirigjent Davide Pandini, mjeshtër koncertues dhe dirigjent orkestre Vittorio Parisi. Të ftuar do të jenë artistët e huaj Paolo Drigo dhe Nikolay Bykov. Rigoletto është një opera me tre akte, nga Verdi i mbështetur mbi libretin e Francesco Maria Piave, ky i fundit i trajtuar sipas dramës së Viktor Hygo, Le Roi s'amuse ("Il re si diverte"). Për herë të parë është vënë në skenë në 11 mars të vitit 1851 në Teatrin La Fenice, të Venecias.

Do të ngjiteni përsëri në skenë me Xhildën pas duartrokitjeve të natës së parë, si ndiheni?
Nata e parë ishte vërtetë shumë emocionuese, publiku e priti jashtëzakonisht mirë Rigoleton moderne që u soll në 2010 nga regjisori Nikola Zorzi. Unë jam vërtetë shumë e kënaqur sepse bëra diçka ndryshe nga ajo çfarë kam bërë në 2005 me Rigoleton në variantin klasik tradicional. Skenat janë shumë të thjeshta, veshjet janë moderne të ditëve të sotme çdo gjë ishte e pastër, këngëtarët shumë të mirë dhe një punë e kënaqur nga ky produksion.

Çfarë solli konkretisht Xhilda moderne në skenën e Teatrit Operës dhe Baletit?
Rigoleto solli një vajzë të thjeshtë, Xhildën e viteve 2010.

Ke pasur vështirësi në interpretim e Xhildës në mënyrën moderne?
Jo absolutisht nuk kam hasur asnjë vështirësi. Kjo periudhë ka qenë një periudhë shumë e ngjeshur për mua, pasi mbarova Mannon Lesco, isha në Holandë ku luajta shtatë shfaqje “normë” dhe pastaj direkt pas rikthimit fillova provat me Rigoleton (Xhildën). Ka qenë vërtetë një periudhë shumë e ngjeshur por ja vleu.

Si lindi bashkëpunimi me regjisorin Nikola Zorzi për rolin e Xhildës?
Në fakt ftesa ka qenë e regjisorit Zorzi por njëkohësisht edhe dëshira ime për ta sjell personazhin e Xhildës ndryshe kësaj here. Ishte një dëshirë personale për ta sjell komplet ndryshe.

Kush është vajza e thjeshtë që simbolizonte Xhilda në këtë rast?
Një vajzë që është e mbyllur. Kontrasti qëndron në faktin sepse askush nuk sakrifikon për dashurin në 2010, kjo ishte dhe thelbi. Është një vajzë shumë e ëmbël, një vajzë e çiltër e cila dashurohet me Dukën marrëzisht dhe normalisht që dashurohet me personin e gabuar.

Pas një eksperience goxha të gjatë në TOB sa ka arritur gama e roleve tuaja?
25 role të bëra, dhe të realizuara deri në detaje.

Kush është roli që të është dukur më i vështiri apo e ke parë si një rol të vështirë?
Rolet të gjithë të vështirë janë, unë i dua shumë dhe nuk i ndajë rolet. Si një rol të vështirë do të veçoja rolin e Normës, Toskën , Traviatën janë vërtetë role që duan një gamë të gjerë vokale dhe intepretative.

Çfarë mendoni se sjellin bashkëpunimet e huaja për skenën shqiptare?
Për mendimin tim sjellin shumë gjëra pozitive. Në këto vitet e fundit vërtetë duhet ta falënderoj drejtorin Ciko i cili ka sjell në skenë shfaqje dhe të vjetra dhe premiera të shkëlqyera. Ne kemi pasur gati në dy muaj një premierë dhe këtë do ta kishte zili një teatër jashtë sepse kërkohen fonde, kërkohen këngëtar të mirë, dhe më këtë ju ka dhënë mundësi artistëve të këndojnë në skenë.

24 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›