E Diel, 1 Nëntor 2026

Ana Falki, nudo pwr “Maxim”, me trupin si një libër



“Parfumi i jetës sime është parfumi i lirisë”. Kështu shkruhet në trupin e mrekullueshëm të Ana Falkit, e cila është përzgjedhur si muzë e kopertinës për muajin mars nga “Maxim”. Aktorja seksi ka lindur në Tamper të Finlandës dhe pozon nudo me germat e zeza që rrjedhin në format e trupit të bardhë si bora. “jam e vetes sime dhe e kujt me do”, lexohet në shpinën seksuale tërësisht të zhveshur. Ajo thotë se në këto momente ekziston vërtet dikush që e dashuron. Aktualisht Falki është e fejuar me Denis Montes, që e ka përcaktuar si ”mashkulli më i bukur që kam pasur ndonjëherë”. Në projektet e saj të afërta duket se është një fëmijë, por jo domosdoshmërisht një bashkëjetesë apo martesë. “Për ta pasur një fëmijë nuk është e domosdoshme që unë dhe partneri im të jetojmë së bashku. Mund të jesh prind edhe në mënyrë ndryshe” saktëson Ana. Ndërsa në lidhje me ish-të dashurin ajo thotë se nuk ka asnjë gjë që i vjen keq. Gjithçka ndodhi natyrshëm dhe pa pasoja të rënda.

12 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›