E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca Ndërkombëtare, Bolonja mbledh krerët e Arsimit nga 46 shtete të botës



Procesi i Bolonjës ka mbledhur kokë më kohë krerët e Arsimit nga 46 shtete të botës, për të diskutuar mënyrat se si mund të shtyhet përpara dhe të përmirësohen reformat e këtij sistemi arsimor. “Ndërtimi i shoqërisë globale të dijes” është tema e këtij takimi ministror që ka nisur dje dhe do të përfundojë ditën e sotme. Përfaqësuesit nga 46 vende, ndër to edhe Shqipëria, synon të shkëmbejnë përvojat në fushën e arsimit të lartë. Në këtë takim merr pjesë edhe ministri jonë i Arsimit, Myqerem Tafaj, sipas të cilit, pjesëmarrja e vendit në këtë proces është një histori suksesi në aplikimin e standardeve europiane në ciklet e marrjes së gradave akademike, përdorimin e sistemit të krediteve dhe në plotësimin e kuadrit institucional. Ky kuadër sipas tij, siguron autonominë financiare të universiteteve dhe lirinë akademike. Para dhjetë vjetësh, në Bolonjë të Italisë u vendos të krijohej një sistem unik europian i arsimit të lartë. Në këtë mënyrë, lindi e ashtuquajtura “Reformë e Bolonjës”. Ky ishte vizioni për heqjen e kufijve të studimeve për më shumë se 15 milionë studentë në mbi 5 000 shkollat e arsimit të lartë në Europë dhe shtetet përreth. Dhjetë vjet kanë kaluar që kur 29 ministrat e Arsimit dhe të Shkencës vendosën në Bolonjë, për krijimin e një arkitekture të përbashkët europiane të arsimit të lartë: studimi pa kufij me struktura dhe diploma të njëjta. Nga viti në vit hapësira e Bolonjës po bëhet gjithnjë e më e madhe. Tashmë asaj i janë bashkangjitur 46 shtete, prej Shqipërisë deri në Norvegji, nga Franca deri në Rusi. Të gjitha këto vende do të kenë përfaqësuesit e tyre në konferencën dyditore që zhvillon punimet në Budapest dhe Vjenë.

Njohja e OKB-së
Të rinj nga 17 shkolla të vendit do të marrin pjesë në program

Gjimnazistë shqiptar nga 17 shkolla të mesme nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në konferencën vjetore “Modeli i Kombeve të Bashkuara për të Rinj”, e cila do të mbahet në Tiranë, më 11-13 mars 2010. Të rinjtë e përfshirë në aktivitetin e këtij viti janë përzgjedhur nga të gjitha zonat gjeografike shqiptare dhe 75% e pjesëmarrësve janë vajza, duke nxitur në këtë mënyrë edhe fuqizimin e vajzave të reja. Gjatë konferencës, skuadra e modelit të Kombeve të
Bashkuara (KB) do të marrë pjesë në simulime të Këshillit
të Sigurimit, të Asamblesë së Përgjithshme dhe të
Këshillit Ekonomik-Social. Delegatët do të pretendojnë
si të vërtetë rolin e përfaqësuesit diplomatik dhe do të
përballen me detyra sfiduese dhe tërheqëse mbi çështje
nga axhenda e gjerë e KB-së. Temat që do të diskutohen
në konferencë përfshijnë: Impakti i trafikut të paligjshëm të armëve mbi fëmijët; Nxitja ekonomiko-sociale e barazisë gjinore; nevoja për veprim në përballjen me krizën globale të ujit. Në kuadër të aktiviteteve të modelit të KB-së, nxënësit do të vizitojnë disa institucione diplomatike në Tiranë, si: Ministria e Punëve të Jashtme, ambasadat e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Turqisë, Egjiptit dhe disa
Agjenci të KB-së. Si pjesë e vizitave, nxënësit do të kenë
mundësinë të takojnë diplomat real dhe të mësojnë për
punën e këtyre institucioneve.

12 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›