E Diel, 1 Nëntor 2026

Madona, së shpejti me një linjë të re mode



Madona është duke u angazhuar seriozisht për prezantimin e një linje mode së bashku me menaxherin e saj, Gaj Oseari. Këngëtarja 51-vjeçare është në krijim e sipër të një koleksioni të rrobave me emrin “MG Icon”, ndërsa përveç menaxherit të saj, në bashkëpunim është edhe kompania “Iconix”. “Bashkimi i forcave me “Iconix” për të sjellë idetë e mia te konsumatorët është shumë emocionues për mua. Dëshiroj të punoj me Neil Kol nga Iconix dhe grupin e tij që të krijoj dhe përkthej vizonin dhe idetë e mia për MG Icon”, ka thënë e entuziazmuar Madona. Ajo në të njëjtën kohë ka shprehur ankthin për faktin se ende nuk është e sigurt nëse kjo linjë e re rrobash do të jetë e preferuar për të rinjtë.

12 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›