E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderet e Rrugeve, 19 vjet burg per zyrtaret

Redinalda Caushaj

Zyrtaret e arrestuar per tenderat e rrugeve, perfshi edhe ish-zevendesministrin e Transporteve, Nikolin Jaka, rrezikojne te denohen 19 vite burg, 8 milione leke te reja gjobe dhe mos ushtrim te funksionit per nje periudhe deri ne 5 vjet. Prokuroria e Tiranes dha dje pretencen per 7 te akuzuarit e dosjes "Duart e Pastra", te ndaluar shtatorin e vitit te kaluar dhe te pandehur per 15 tendere ne Drejtorine e Rrugeve, me vlere deri ne 417 milione euro. Zyrtaret procedohen me gjykim te shkurtuar dhe gjate seances se djeshme kane degjuar ne heshtje kerkesen e organit te akuzes, ndersa ishin prezent ne salle. Pretenca u dha edhe per dy biznesmenet e firmave sipermarrese.

Per me se nje ore ka zgjatur pretenca ne Gjykaten e Tiranes diten e djeshme ndaj shtate ish-zyrtareve te larte dhe dy biznesmeneve te akuzuar per marrje ryshfetesh ne tenderet e rrugeve. Prokurori Ardian Braho i cilesoi te pandehurit fajtore per aktet qe gjendeshin ne dosje ne lidhje me "korrupsionin pasiv e aktiv" si dhe "shperdorimin e detyres", e kerkoi ndaj zv/ministrit te Transporteve, Nikolin Jaka, 3 vjet burg dhe nje gjobe 2 milione leke te reja. Kurse per ish-drejtorin e Rrugeve u kerkuan 6 vjet burg, si dhe 4 milione leke gjobe. Ndaj Arjan Shetit, drejtor i Drejtorise Juridike, u kerkua 2 vjet e 6 muaj burg. Per dy zyrtaret e fundit, Bashkim Kamberi, drejtor i prokurimeve, 21 muaj burg, ndersa ndaj Xhevahir Mucogllaves, drejtor ne Drejtorine e Koordinimit, u kerkua 2 vjet burg. Por organi i akuzes kerkoi denimin per mitdhenie edhe te dy biznesmeneve Isuf Ukperaj dhe Skender Bokciu, per te cilet pretendohen 2 vjet burg dhe nga 1 milion leke gjobe secili. Seanca e radhes eshte lene me 5 maj, ku pala mbrojtese pritet te jape konkluzionet e saj per pretencen e kerkuar nga prokuroria.

Operacioni i bujshem

Arrestimi i bujshem i te pandehurve vitin e kaluar erdhi pas disa pergjimeve ambientale e telefonike te kryera, ne lidhje me denoncimet e biznesmeneve te tjere qe kishin humbur tendere te Rruget dhe dyshimet per korrupsion. Operacioni u kodua "Duart e Pastra" dhe u zhvillua nga forcat speciale. Hetuesit kane liruar nje prej te dyshuarve, qe u akuzua si sekser dhe nje prej specialisteve, Alban Qafa, per te cilin nuk u gjeten prova te mjaftueshme. Prokuroria dhe gjykata pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj zyrtareve, qe fillimisht pretenduan lirimin per mungese te provave. Madje, Nikolin Jaka i kaloi te gjitha shkallet e gjyqesorit dhe ofroi nje garanci bankare 150 mije euro, e cila nuk iu pranua. Po keshtu edhe te pandehurit e tjere, nga te cilet vetem dy arriten te perfitonin arrest shtepie apo detyrim paraqitje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›