E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mije euro për te kapur lopën Ivon

Mobilizimi për ta kapur ka qene i larte. Nga njëra ane janë te apasionuarit për kafshët ata qe kërkojnë qe Ivon te kapet gjalle, ndërsa nga ana tjetër janë ata qe kërkojnë ta therin për mish. Nëse për qytetaret gjermane kjo histori ndiqet si telenovele prej 3 muajsh, për forcat e rendit, Ivon mund te jete e rrezikshme e nuk duhet te lihet e lire. Ata kane tentuar ta godasin atë me makine por gjate përpjekjes, është thyer vetëm xhami i mjetit te policisë, ndërsa lopa ka vijuar vrapin. Kane qene te shumta provat për ta tërhequr, kjo nëpërmjet një demi apo “mikja e stallës” por asgjë nuk ka funksionuar. Lopa Ivon ka tashme qindra fansa edhe ne rrjetin social “Facebook” e madje për kapjen e saj është vendosur edhe një shume prej 10 mije eurosh shpërblim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›