Arsenal, fundi i një ere
Me lojtarin nga Bregu i Fildishte shkon ne 6 numri i futbollisteve te larguar nga Londra pas Gael Klishi te Mançester City, Denilson ne Brazil, Karlos Vela te Socieedad dhe Pedro Boteljo te Rajo Vajekano. Por skuadrës se Venger prej kohesh një skuadër qe mbështetej te talentet e reja dhe qe kishte marre admirimin e te gjithëve ne futbollin botëror, rrezikon ti shkëputen edhe disa lojtare te tjerë me shume vlera. Deklarata e fundit e trajnerit francez Venger për patriotin e tij Samir Nasri “Shpresoj te qëndroj ne Londër”, lënë pak hapësira për te bindur lojtarin te mos largohet drejt Mançester City dhe për te hequr dore nga kontrata faranike e propozuar nga tekniku Mancini. Por largimet mund te mos përfundojnë këtu. Me valixhe ne duar duken edhe dy sulmues te tjerë Niklas Bender dhe Andrei Arshavin. I pari është shume pranë marrëveshjes me Sportingun e Lisbonës, ndërsa rusi mund te kthehet ne atdhe, atje ku milioneret e Anzhit i kane bere një oferte prej kohesh.