Rebelet: Gedafi i ka ditët e numëruara
Edhe sipas Këshillit Kombëtar te Tranzicionit, për qytetaret qe banojnë ne Tripoli, ditët e qetësisë janë shume afër dhe kjo sepse rebelet po arrijnë te afrohen gjithnjë e me shume pranë kryeqytetit. Avancimi drejt Tripolit, pas 6 muajsh konflikti te vazhdueshëm, është përshëndetur edhe nga sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paleta: “Prania e forcave te NATO-s, opozita, sanksionet e vendosura ndaj Libisë dhe presionet e vazhdueshme te ndërkombëtareve, kundërshtimi nga vete Liga Aarabe, kane kontribuar ne lëvizjen drejt rrugës se duhur. Edhe për mua, Gedafi i ka ditët e numëruara”. Paleta ashtu si dhe komandanti i forcave te NATO-s ne Libi e kane vlerësuar sulmin me raketën SCUD nga ushtria e Gedafit, si një përpjekje te dështuar dhe te dëshpëruar për te rimarre serish kontrollin e vendit.