Analiza Tiranë, 4 mijë krime në 9 muaj
Autori i Lajmit: Redaksia
Në kryeqytet janë shënuar 4 mijë krime në nëntë muaj. Shifrat janë bërë publike në analizën e 9-mujorit të këtij institucioni. Burime zyrtare nga policia pohuan se uniformat blu kanë mundur të zbardhin 3184 dhe janë vënë në pranga 984, ndërkohë që janë ndjekur në gjendje të lirë 2631 të tjerë. Sipas policisë, janë evidentuar gjatë këtij 9-mujori në Sektorin Kundër Krimit të Organizuar 189 vepra penale, ku janë implikuar dhe proceduar penalisht 221 autorë, nga të cilët 109 janë arrestuar në flagrancë dhe 101 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Ndërkohë që janë bërë publike shifrat mbi krimin, policia ka prezantuar edhe strategjinë për policimin e komunitetit. Kështu për të arritur standardet dhe parametrat e kërkuara, në përshtatje me shtrirjen dhe funksionimin e strukturës së re, përbërjes organike, dhe problemeve të dinamikës, u përgatën hapa konkretë për zbatimin e Strategjisë Vjetore të Policimit dhe Sigurisë në Komunitet. Në Drejtorinë e Policisë se Qarkut për vitin 2009, u detajua për çdo strukturë policie programi me synim afrimin e publikut dhe realizimin e prioriteteve. Krerët e policisë bëjnë të ditur se në sajë të bashkëpunimit dhe të përkushtimit total të të gjithë strukturave, progresi lidhur me goditjen e 189 rasteve të krimit të organizuar e të grupeve kriminale, si dhe progresi për garantimin e rendit publik në Tiranë, është i dukshëm, gjë që padyshim ka rritur akoma më tepër besimin e komunitetit tek policia. Qarku i Tiranës ka një diapazon të gjerë të kriminalitetit, por evidencohen si grup veprat më të përhapura, veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; veprat penale kundër personit; vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike. Gjithashtu, në Qarkun e Tiranës evidencohet një numër i lartë i veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Bashkëpunimi i strukturave të policisë me organet e qeverisjes vendore dhe institucionet qendrore është përmirësuar, dhe po kështu është forcuar bashkëpunimi me organin e Prokurorisë dhe me organet e tjera të zbatimit të ligjit, citohet në raportin 9-mujor të policisë së kryeqytetit.
489
vepra penale janë regjistruar në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, prej të cilave janë proceduar penalisht 691 autorë
141
persona janë vënë në pranga, pasi janë përfshirë në konflikte pronësie në muajt e parë të këtij viti. Konfliktet brenda familjes zënë përqindjen më të madhe në statistikat e policisë
316
persona të dyshuar vepra të ndryshme penale janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit. Të dyshuar për vrasje, vjedhje dhe shpërndarje droge janë shfaqur me shpesh
59
persona kanë humbur jetën në aksidente në rrugët e Tiranës në 9 muaj e parë të vitit. Me gjithë masat drastike të policisë kundër drejtuesve të mjetet numri i aksidenteve nuk është ulur
92
të dyshuar si autorë veprash të ndryshme penale janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga efektivat blu të policisë së Tiranës. Të dhënat dhe fotot e tyre janë shpërndarë në të gjithë pikat e kalimit kufitar
87
persona janë vënë në pranga në kushtet e flagrancës. Në pjesën më të madhe të rasteve të arrestuarit janë të dyshuar për vjedhje ose shpërndarje lëndësh narkotike
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009