E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: “Rama, protestë kundër liberalizimit të vizave”

Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike e cilëson protestën e opozitës si një lëvizje kundër liberalizimit të vizave. Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, deklaroi se Rama po përpiqet me çdo kusht të bllokojë heqjen e vizave për shqiptarët, ndërsa ai lëviz me pasaportë diplomatike.
“Edi Rama po shpërndan trakte për të organizuar protestën antivizë në një vend, i cili ka në kujtesën e tij izolimin më të thellë në regjimin antikomunist, në një kohë që 1/4 e popullsisë shqiptare jeton në vendet e BE. Edi Rama është angazhuar në një fushatë intensive kundër heqjes së vizave dhe organizimi i protestave është në kuadër të kësaj beteje. Edi Rama me kryeneçësi dhe në mënyrë të pashpirt po përpiqet me çdo kusht të pengojë heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, kur ai dhe kolegët e tij lëvizin me pasaporta diplomatike. Protesta e tij kundër heqjes së vizave është një protestë që bie në kundërshtim me shpresat dhe ëndrrat e çdo qytetari shqiptar”, - tha Bumçi.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›