Buxheti, PDU i kërkon Berishës financime për varrezat në Kllogjer
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, vlerësoi dje në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e propozuar nga qeveria, si realist dhe kërkoi nga qeveria financimin e disa projekteve të kërkuara nga kjo parti. “Qeveria është treguar realiste në parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Totali i të ardhurave parashikohet në nivelin e 360.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 10.6 për qind kundrejt vitit 2009, shifër kjo realiste po të kemi parasysh pritshmërinë e inflacionit në nivel 3 për qind dhe rritjes ekonomike 6 për qind. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit parashikohen të jenë 410.72 miliardë lekë apo me një rritje 2.4 për qind në krahasim me buxhetin suplementar të vitit 2009. Këto shpenzime do të arrijnë në 32.1 për qind të PPB. Por ne mendojmë që ky projektbuxhet duhej shoqëruar me paketën fiskale si garanci për zbatimin e tij. Ndërkaq, ai vuri në dukje se Qeveria shqiptare duhet të investojë në disa projekte në qarkun e Vlorës, ku dy deputetët e PDU-së janë zgjedhur. Por një vend të veçantë në fjalën e Idrizit zunë dhe investimet për popullsinë çame. Sipas tij, Qeveria duhet të këmbëngulë në realizimin e dy projekteve, për rehabilitimin e shtëpisë së Hasan Tahsinit, si edhe për realizimin e një varreze për të vdekurit në fshatin Kllogjer në vitin 1944, gjatë dëbimit të popullsisë çame. Projekti i parë ka gjetur mbështetjen e qeverisë, sipas Idrizit, ndërsa i dyti pret ende një përgjigje. “2600 viktimat çame të varrosura në varrezat e fshatit Kllogjër u vranë e u përzunë thjesht sepse ishin shqiptarë. Zoti Kryeministër, komuniteti ynë dhe PDU është e gatshme që ta financojë vetë këtë varrezë dhe memorialin përkujtimor, por ne mendojmë që nderimi i tyre, si për çdo njeri që lë këtë botë, i një banese të fundit e dinjitoze, është detyrim dhe u bën nder jo vetëm çamëve, por të gjithë shqiptarëve”, – tha Idrizi.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009