Supermashtruesi Mashtroi 9 biznese në Tiranë, arrestohet në Athinë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Mashtronte qytetarët duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, përmes nënshkrimit të kontratave fiktive apo lëshimit të mandatpagesave false. Me këtë skemë ka mundur të sigurojë 4 milionë euro. 25-vjeçari ka përfituar rreth 200 mijë euro nga një biznesmen. Indrit Aliu e kishte pajisur bisnesmenin me mandatpagimi dhe jo mandatarkëtimi, duke i rrëmbyer në këtë mënyrë shumën. Aliu është shpallur në kërkim rreth një vit më parë, për tu vënë në pranga nga policia greke pak ditë më parë. Ndërsa dje është ekstraduar në Shqipëri për tu vënë në bankën e të akuzuave.
Ekstradimi
Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur dje se Interpol Tirana ekstradoi 25-vjeçarin Indrit Aliu, i kërkuar për mashtrim me pasoja të rënda, i cili është kapur nga forcat e Interpolit të Greqisë. Raportimet tregojnë konkretisht se ai është arrestuar në Athinë dje, në orët e mbrëmjes dhe në momentet e kapjes është paraqitur me gjeneralitetet e Sokol Shehut.
Ndërkaq, ndaj tij ekzistonte masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, sipas një vendimi të marrë nga gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në muajin prill të këtij viti. Indrit Aliu, supermashtruesi i biznesmenëve, përveç faktit që u ka rrëmbyer viktimave të tij shuma të konsiderueshme të hollash, u ka dhënë atyre fatura daljeje nga arka e fondacionit dhe jo dokumente hyrjeje si duhet të ishin realisht.
Mashtruesi
I shumëkërkuari ka mashtruar 9 shoqëri dhe individë të ndryshëm, me një vlerë rreth katër milionë euro. Burime nga akuza e kryeqytetit thanë se janë rreth 10 kallëzime për Aliun, të cilat janë hetuar bashkërisht, ndërsa dosja e tij ka shkuar në Gjykatën e Tiranës, ku edhe është regjistruar. Ai ka vepruar në Tiranë deri në mesin e muajit mars të këtij viti dhe më pas është larguar nga Shqipëria përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Prokuroria tha se në total ka marrë dhjetë kallëzime nga të dëmtuarit e mashtrimeve të Indrit Aliut, nga të cilët nëntë janë kompani biznesi dhe padia e dhjetë është bërë nga një individ. Skema e mashtrimit në të gjitha rastet ka qenë thuajse e njëjtë, nënshkrimi i kontratave për mallra apo shërbime, premtimi se shumat do të likuidoheshin brenda pak ditëve dhe më pas zhdukja pa gjurmë e Indrit Aliut. Sipas akuzës, ai ka hyrë ndërmjetës në tenderë rrugësh, ndërtime shkollash e veprash publike, ndërsa ka marrë automjete dhe kompjuterë nga kompanitë private, duke nënshkruar kontrata fiktive për blerjen e shërbimeve. Pasi premtonte shlyerjen e detyrimeve financiare, Indrit Aliu zhdukej pa lënë gjurmë. Viktimat e tij janë përpjekur të kontaktojnë me biznesmenin, që kishte krijuar kompaninë "Dejs" për koperturë në aktivitetin e tij të vërtetë.
Hetimet në liri
Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për Indrit Aliun janë realizuar në mungesë, pasi i kërkuari është larguar nga Shqipëria në momentin që ndaj tij janë regjistruar në polici dhe prokurori kallëzimet e para. Gjurmët e fundit të Indrit Aliut janë hasur në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, më 16 mars 2009, tri ditë pas denoncimeve të para ndaj tij në prokurori dhe polici. Për shkak se denoncimet po verifikoheshin, policia ende nuk e kishte shpallur në kërkim biznesmenin e dyshuar, i cili edhe pse kishte vjedhur me mashtrim rreth 4 milionë euro, arriti të largohej i qetë nga Shqipëria, duke përfituar edhe nga mosfunksionimi i sistemit të kontrollit TIMS në pikën tonë kufitare. Duke iu referuar të dhënave, organi i akuzës thotë se arratisja e 16 marsit 2009 ka qenë lëvizja e fundit e Indrit Aliut.
Skema e vjedhjes
Gjatë aktivitetit të tij, Aliu ka nënshkruar kontrata, duke futur në veprim kompanitë që harxhonin paratë e tyre me premtimin se do likuidoheshin. Por, pas kryerjes së punimeve, i dyshuari zhdukej duke shkaktuar humbje të mëdha financiare për biznesmenët që i kishin besuar. Disa nga të dëmtuarit e Indrit Aliut pohojnë se ai zhvillonte takime të ndryshme në organet e pushtetit lokal dhe në ministri, duke premtuar tenderë dhe aktivitete të tjera për biznesmenët në këmbim të përfitimeve të paligjshme ndaj tyre. Pas rritjes së numrit të personave të dëmtuar, prokuroria u kërkoi të dhëna hipotekave, bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të tatim-taksave, me qëllim identifikimin e pronave dhe pasurive të Indrit Aliut. Prokuroria ka bllokuar disa prona të tij, apartamente dhe zyra në Tiranë, të cilat do të bllokohen, me qëllim për tu përdorur për zhdëmtimin e bizneseve të mashtruara nga personi i shpallur në kërkim.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009