Babai i 17-vjeçares: “Vajzën e vdekur e çova në duar në morg”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Trupin e vajzës pa jetë e kam dërguar në duar në morg për ti bërë autopsinë, pasi mjekët donin ta nisnin në Korçë sapo ndërroi jetë”,- ka pohuar dje në Gjykatën e Tiranës babai i 17-vjeçares nga Korça që humbi jetën pas operacionit të bajameve. Babai i adoleshentes Matilda Petriti, e cila vdiq në spital gati një vit më parë pas një operacioni për heqjen e bajameve, ka dëshmuar në gjykatë kundër mjekut Xhevahir Hoxhallari. E ka pasur shumë të vështirë të qëndroje në këmbë para gjykatësve dhe mjekut për të treguar torturat e vajzës në orët e fundit të jetës. Gjykata e ka ulur Besim Petritin në një karrige dhe më pas ka administruar dëshminë e tij rënqethëse. Besim Petriti pohoi se e bija, pas operacionit të bërë nga mjeku Hoxhallari, ka vuajtur nga hemorragji të shpeshta, por doktori është treguar neglizhent edhe kur e përcolli atë në spitalin e Tiranës. Babai i 17-vjeçares pohoi se i ishte lutur mjekut Hoxhallari që të mbante në reanimacion, sepse Matilda ishte shumë sëmurë, por doktori i ishte përgjigjur se atë e di unë. Madje, sipas tij, doktori e kishte urdhëruar të bijën që të çohej në këmbë e të shkonte vetë deri tek dhoma kur do të shtrohej. Besim Petriti nuk i ka mbajtur lotët kur ka treguar për vuajtjen e vajzës tashmë të vdekur. Më tej ai ka akuzuar edhe mjekë të tjerë të spitalit, që megjithë hemorragjinë e vajzës dhe lutjet e prindërve për të ndërhyrë, askush nuk kishte ardhur në spital për ta ndihmuar. Besim Petriti e mbylli dëshminë e tij tronditëse me një akuzë edhe për drejtues të spitalit në Tiranë, të cilët, sipas tij, kishin tentuar ta fshihnin ngjarjen duke i ofruar një ambulancë për ta kthyer të vdekurën në Korçë, dhe që pas refuzimeve të prindërve, të cilët kanë kërkuar që adoleshentja të çohej në morg, spitali nuk u ka orfuar automjet. Në këto rrethana, - tha Besim Petriti, - ne e ngritëm vajzën e pajetë në krah deri tek morgu".
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009