E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i masës Apeli liron Rezart Taçin

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gjykata e Apelit le të lirë Rezart Taçin. Ndryshimi i masës së arrestit të dhënë nga Gjykata e Tiranës për biznesmenin nga arrest me burg në detyrim paraqitje është dhënë dje pas agrumetinit të avokatëve për lirimin e tij. Gjatë seancës gjyqësore avokati mbrojtës Maks Haxhia ka paraqitur përpara trupit gjykues një sërë argumentash dhe dokumetash ku theksohet se klienti i tij Rezart Taci nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe është treguar i gatshëm për të zbatuar vendimet e drejtësisë, duke shtuar se Taci nuk ka patur asnjë precedent penal dhe është një ndër taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit shqiptar. Avokati deklaroi se gjykata gaboi në dhënien e masës së sigurisë për të , ndërsa ofroi edhe shumën e 100 mijë eurove si garanci. Trupi gjykues që dha vendimin përbëhej nga Alaudin Malaj, Metush Saraci dhe Edmond Islamaj as dorëheqjes së Collakut dhe Qatos të cilët deklaruan se kishin konflikt interesi me cështjen në fjalë. Vendimi i Apelit vjen pas dy seancave në gjykatën e shkallës së parë ku gjyqtarja Fahrie Budo nuk ndryshoi masën e sigurisë “burg pa afat” presidentit e Tacci Oil.

Avokati

Avokati, Maksim Haxhia, i ka paraqitur gjykatës të gjitha argumentet që tregojnë se Taçi nuk ka kryer vepër penale.
Sipas tij biznesmeni nuk paraqet rrezikshmëri të njerëzit dhe nuk ka tentuar ti fshihet drejtësisë madje sipas tij Gjykata e Tiranës ka gabuar me masën e dhënë “burg pa afat” pasi Taçi vendosi si garanci pasurore shumën prej 100 mijë eurosh. Nga ana tjetër prokuroria i deklaroi trupit gjykues se i pandehur ka mundësi të largohet e të fshehë provat.
Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, Gjykata e Apelit vendosi të lirojë biznesmenin e fuqishëm, Rezart Taçi duke vendosur për detyrim paraqitje. “Do ta shihni që për Taçin do të ketë një respekt të madh nga mediat” tha në përfundim të deklaratës para gazetarëve avokati Maksim Haxhia.

Dorëheqjet

Dy gjyqtarë, anëtarë të trupit gjykues në Gjykatën e Apelit për çështjen ndaj Presidentit të “Taci Oil”, Rezart Taci janë dorëhequr dje nga gjykimi i cështjes. Anëtarët e trupit gjykues, Zeqine Sollaku, bashkëshortja e ish-prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku dhe anetari tjetër, Fatos Qato janë dorëhequr për shkak të konfliktit të interesit që krijohej mes tyre dhe aktorëve kryesore në cështje. Zeqine Sollaku paraqiti dorëheqjen pasi aktualisht ka një cështje ende të pazgjidhur me gazetarin Mero Baze. Gjyqtarja Sollaku ka argumentuar dorëheqjen me faktin se ka paditur gazetarin Mero Baze për shpifje, dosje që ndodhet ende në gjykatë për gjykim. Kërkesë e saj u pranua nga kryetari i trupit gjykues. Kurse anëtari tjetër, Fatos Qato deklaroi se ka nje pengese ligjore per shqyrtimin e kesaj ceshtje. Ai ka deklaruar se korrespondon i afërm me shefin kontabël të kompanisë “Taci Oil” të Rezart Tacit. Për këto arsye deklaroi dorëheqjen, dorëheqje që u pranua

Denoncimi

Mero Baze ka kryer një kallëzim penal, në ngarkim të tre personave ku ka deklaruar se është fyer e goditur për shkak të profesionit të tij si gazetar. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale,ndërkohë që materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”. Gazetari investigativ Mero Baze është goditur mbrëmë nga pronari i ARMO-s, Rezart Taçi dhe truprojat e tij në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Konfliktet

Gazetari Mero Baze ka patur një konflikt në distancë me Rezart Taçin pasi ai ka shkruar gjerësisht në faqet e të përditshmes së tij "Tema" duke e akuzuar Taçin për kontrabandë. Botuesi i Temës është autor i dhjetëra shkrimeve por edhe i disa emisioneve që kanë patur në qendër pikërisht praktikat e ndjekura për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të rafinimit dhe tregtimit të naftës në Shqipëri ARMO, e cila u ble një vit më parë nga biznesmeni Rezar Taçi, ndonëse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga një firmë amerikane. Në artikujt e tij, Mero Baze ka folur për një aferë korruptive në këtë privatizim si dhe ka denoncuar ato që i ka cilësuar si lidhje të interesit financiar mes sipërmarrësit Taçi dhe kryeministrit Berisha. Këto fakte duket të kenë qenë shkaqet e sulmit të dhunshëm të sipërmarrësit ndaj gazetarit Baze.

Në burg dy truprojet e Taçit

Dy truprojat e biznesmenit Rezart Taçi dalin janë lenë në qeli nga Gjykata e Apelit. Vendimi është dhënë pas minuta pas lirimit të biznesmenit Rezart Taçi. Prokuroria e Tiranës kërkoi lënien në qeli të Irgen Selfon dhe Bledar Lilo, të cilët dhunuan gazetarin Mero Baze. Prokuroria ka ngritur në adresë të tyre akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Në vend të dy të arrestuarve para gjyqtares së gatshme ka folur avokati i tyre mbrojtës, i cili kërkoi vetëm detyrim paraqitje me argumentin se dy truprojat nuk janë të rrezikshëm, pasi ata i janë dorëzuar vetë policisë, dhe nuk janë kapur në flagrancë, siç pretendon prokuroria. Një tjetër argument, me të cilin avokati pretendoi lirimin e të pandehurve ishte fakti se i dhunuari, Mero Baze nuk është në gjendje të rëndë. Madje ai ka shkuar edhe më tej duke deklaruar se ka qenë pikërisht Baze që ka goditur të pandehurit.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›