Analiza e BSH: “Qeveria e mbytur në borxhe, nuk ka asnjë plan për zgjidhjen”
Ekspertët deklarojnë se mungon strategjia për shlyerjen e "malit" të borxheve
Qeveria nuk ka asnjë plan emergjent shpëtimi për të përballuar deficitin e lartë buxhetor të shkaktuar nga marrja e borxheve të shumta si jashtë ashtu dhe brenda vendit. Kreditë tregtare me interesa të larta dhe borxhet e tjera të marra gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar nga qeveria, e kanë bërë të pakapërcyeshëm malin e borxheve të krijuara. Nisur nga fakti, ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë analizuar situatën e cila sipas tyre duket tepër e zymtë për të ardhmen. Nëpërmjet analizës së saj, BSH-ja i ka rekomanduar qeverisë shqiptare të hartojë një plan rezervë për shlyerjen e borxhit të jashtëm që u mor vitin e kaluar përkundrejt interesave shumë të larta, ndërsa kërkoi gjithashtu që vendi të hartojë një rregullore për të përcaktuar se sa, si dhe për çfarë arsyeje qeveria mund të kërkojë borxhe tregtare në tregun ndërkombëtar. BSH-ja shprehet e shqetësuar për mënyrën se si qeveria hyn në marrëveshje huamarrjeje, si dhe për skenarin e dobët për shlyerjen apo menaxhimin e këtij borxhi. Vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, buxheti i shtetit shënoi një deficit prej 243 milionë eurosh, nga 26 milionë euro që ishte deficiti në 6-mujorin e parë të vitit 2008. Sipas ekspertëve, deficiti është rritur nga muaji në muaj, për shkak se të ardhurat e buxhetit kanë qenë shumë më të pakta sesa një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Deri në qershor, qeveria shpenzoi 160 milionë euro të ardhura nga privatizimet (OSSH dhe pjesa e mbetur nga privatizimi i ARMO-s), si dhe 134 milionë euro kredi të huaja. Për shkak të mungesës konstante të likuiditetit, qeveria u detyrua t’i kërkojë para borxh BSH-së. Huamarrja direkte nga BSH-së ndodhi për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2002.
Analiza
"Rritja e huamarrjes publike dhe private prej 456 milionë eurosh, prej të cilave 74 për qind për sektorin publik, ka siguruar një burim financimi në sajë të të cilit është lehtësuar situata e likuiditetit të tregut të brendshëm. Megjithatë, për shkak të termave të huamarrjes, kostoja e shërbimit të borxhit për huanë publike do të jetë e konsiderueshme në afat të mesëm",- thuhet në analizën e BSH-së. Qeveria shqiptare tërhoqi 230 milionë euro me interesa tregtare dhe me një kontratë që e detyron të fillojë ta shlyejë principalin pas disa vitesh. E gjithë kjo kredi iu dedikua rrugës Rrëshen-Kalimash. Qeveria tërhoqi edhe rreth 100 milionë euro për projekte të tjera. Por sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria tërhoqi këtë vit edhe 250 milionë euro të tjera kredi me një interes stratosferik me euribor plus 9.65 për qind. "Nevojitet përcaktimi dhe zbatimi me disiplinë i kritereve të marrjes së borxhit të huaj, në atë mënyrë që të përballohet kostoja e rifinancimit ose e shlyerjes së tij në momentin e maturimit",- vijon më tej analiza e BSH-së. Kredia do të maturohet në vitin 2012, kur do të duhet të shlyhet i gjithë principali, plus mbi 75 milionë euro interesa. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, plani i qeverisë është i thjeshtë: të emetojë eurobonde vitin e ardhshëm me interesa më të ulëta për të shlyer kredinë e tërhequr në kushte të krizës botërore dhe mungesës së likuiditetit. Por për BSH-në, një skenar i tillë nuk është tërësisht i besueshëm. Për një arsye apo një tjetër, qeveria mund të mos jetë në gjendje të emetojë eurobonde në vitin 2010, gjë që mund ta vendosë buxhetin në vështirësi serioze. Për më tepër, plani për emetimin e eurobondeve nuk nënkupton një strategji konkrete për shlyerjen e borxheve të marra gjatë dy viteve të fundit. "Krahas pritjeve për të rifinancuar këtë borxh në terma më të leverdisshëm nëpërmjet huamarrjes në tregun ndërkombëtar, sektori publik duhet të identifikojë dhe të përgatisë mënyra alternative rezervë të rifinancimit ose të pagesës", thotë analiza e BSH-së.
Rreziqet
Rreth vitit 2012, buxheti i shtetit përballet me shumë rreziqe. Dy kreditë më të rënda maturohen në këtë kohë, ndërsa Shqipërisë i duhet të mendojë edhe shlyerjen e principalit të kredive me terma të butë të tërhequr nga Banka Botërore gjatë njëzet viteve të fundit. Për më tepër, disa ekspertë paralajmërojnë se sistemi i sigurimeve shoqërore do të përballet me një rritje të fortë të përfituesve gjatë viteve në vijim. Megjithëse ka një buxhet prej 2.9 miliardë eurosh, Shqipëria shpenzon 75-80 për qind të tij për paga, pensione, pagesa të interesave të borxhit e të tjera shpenzime të tilla. Çdo vit buxheti shpenzon më pak se 200 milionë euro për investime me burime të brendshme. Përballë rënies së ekonomisë dhe rritjes së kostos së borxhit publik, besohet se vendi mund të gjendet në vështirësi serioze. Situata të tilla konsiderohen shumë problematike në ekonomitë e vendeve me të ardhura të ulëta si Shqipëria, për shkak se nëse qeveria detyrohet të ndërpresë investimet për të shlyer interesat e borxhit, ekonomia e vendit ngadalëson rritjen dhe për pasojë edhe të ardhurat fiskale të qeverisë tkurren. Plani i qeverisë për shkurtim të shpenzimeve buxhetore me skema indirekte, gjithsesi pritet të sjellë për pasojë edhe zbutje të rrezikut për stabilitetin makroekonomik të vendit. Leku pritet të jetë më pak nën presion gjatë muajve në vijim dhe interesat mbi lekun ndoshta do të zbuten. Por keqpërdorimet paraelektorale do të vijojnë të godasin ekonominë e vendit edhe për shumë vite, për shkak se rritja e shpejtë e borxhit të jashtëm do ta detyrojë qeverinë të kursejë në shpenzime për të paktën disa vite. Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike prej mesatarisht 7 për qind që nga rënia e komunizmit deri në vitin 2001, por pas krizës energjetike të vitit 2002, rritja u ngadalësua në 5.5 për qind, ndërsa një krizë e re rrezikon ta tkurrë më tej ritmin natyral të rritjes, gjë që pakëson shanset për rritje të mirëqenies për dekadën e ardhshme. Për më tepër, shlyerja e borxhit të jashtëm gjatë viteve në vijim mund të shkaktojë luhatshmëri të konsiderueshme në fluksin valutor, për shkak se qeveria duket se nuk e ka vrarë mendjen gjatë se çfarë do të ndodhë kur të vijë koha e shlyerjes së borxhit.
BSH: Ekonomia e vendit ka pak shanse për sukses në vitin 2010
Banka e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu qeverinë se sipas analizave të saj, skenari për të zëvendësuar kredinë aktuale të shtrenjtë me eurobonde me çmime të pranueshme vitin e ardhshëm, ka shumë pak gjasa të dalë me sukses. "Që prej gjysmës së dytë të vitit 2008, vijon një rënie e dukshme e interesit të investitorëve të huaj për të blerë borxhin e vendeve në zhvillim. Kjo situatë nuk pritet të ndryshojë për sa kohë që edhe faktorët të cilët e përcaktojnë atë do të zgjasin",- thotë analiza e BSH-së. Bankat europiane, nga ku shpresohet se do të dalin paratë për të rifinancuar borxhin shqiptar, duket se vijojnë të jenë në vështirësi dhe shumë larg pastrimit total nga borxhet e këqija. Analizat e Bankës Qendrore Europiane paralajmërojnë se bankat e Eurozonës do të humbasin edhe së paku 250 miliardë euro të tjera deri në vitin e ardhshëm. "Për këtë arsye është e nevojshme që mundësia e rifinancimit të borxhit të huaj në terma më të favorshëm në një periudhë afatmesme, të konsiderohet me kujdesin e nevojshëm për të parashikuar mundësi alternative në rast se kjo provohet e vështirë në praktikë", thotë BSH.
24 Korrik 2009