Edhe Grid Rroji largohet nga Berisha, rikthehet në SHBA pas dy vjetësh
Shefi i Departamentit të Informacionit ndërpret marrëdhënien 2-vjeçare
Albert Gjoka
Pas rreth dy vjetësh punë në stafin e ngushtë të kryeministrit Berisha, personi që kuron politikat mediatike të qeverisë, ka zgjedhur të largohet, dhe të rikthehet andej nga erdhi në vitin 2007. Burime zyrtare pranë Këshillit të Ministrave pohojnë se zoti Grid Rroj është larguar prej një jave në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa burime për gazetën pohojnë se shefi i Departamentit të Informacionit i ka paraqitur dorëheqjen kreut të qeverisë, të paktën, shtatë ditë më parë. Në këtë mënyrë, ish-eksperti shqiptar për marrëdhëniet publike në Kombet e Bashkuara, i ka dhënë fund “kontratës” me zotin Berisha, pasi thuhet se e ka ndjerë veten të pamotivuar dhe të pavlerësuar për punën që ka bërë dhe pa asnjë plan konkret për pozicionin që do të ketë në mandatin e dytë të qeverisë që pritet të fillojë punën në mesin e shtatorit të këtij viti.
Largimi
Zoti Grid Rroji është drejtuesi i tretë për politikat mediatike dhe publike të qeverisë që largohet nga zoti Berisha brenda mandatit të parë qeverisës. Por, ky i fundit, në ndryshim nga paraardhësit, e ka ndërmarrë vendimin e dorëheqjes pikërisht në fund të mandatit, akoma pa u krijuar qeveria e re. Burime jo-zyrtare pohojnë se Rroji i ka paraqitur dorëheqjen kreut të qeverisë të paktën një javë më parë dhe është kthyer në Amerikë, ku ndodhet edhe familja e tij. Faktin e mos-ndodhjes në Shqipëri e pohojnë edhe burimet zyrtare pranë Departamentit të Informacionit në Këshillin e Ministrave. Ish-eksperti i Kombeve të Bashkuara, i cili iu bashkua kabinetit Berisha më shumë se dy vjet më parë, është ndër këshilltarët mediatikë më jetëgjatë, krahasuar me paraardhësit e tij, Ermal Hasimja apo Neritan Sejamini. Ai e mori detyrën në fillimin e muajit maj të vitit 2007 dhe e mbajti deri para pak ditësh.
Emërimi
Kryeministri Sali Berisha e ka prezantuar drejtuesin e ri të Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave personalisht pas ndryshimeve që bëri në strukturat që menaxhonin marrëdhëniet publike të qeverisë. "Departament ka një synim madhor, ridimensionim të detyrueshëm të komunikimit të qeverisë, agjencive të saj me publikun, nëpërmjet mediave, intensifikimin e marrëdhënieve publike të qeverisë, lidhjet e saj të ngushta nëpërmjet informacioneve me mediat, si kusht më themelor për një veprimtari më transparente, si kushte themelore për të rritur përgjegjshmërinë para publikut të zyrtarëve të administratës shqiptare", - tha kryeministri Berisha ditën e paraqitjes së zotit Rroji në detyrë. Ai u shpreh se shefi i ri i departamentit vjen në këtë detyrë, duke lënë një vend pune të lakmueshëm në OKB, ku është marrë pikërisht me Marrëdhëniet Publike në detyrën e Koordinatorit të Marrëdhënieve Publike të zyrës së kësaj organizate. Kreu i Qeverisë vlerësoi gjithashtu, se në këtë detyrë Rroji ka akumuluar një eksperiencë shumë të pasur në marrëdhëniet publike poliedrike, të cilat janë të domosdoshme për Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe shtoi se, në veprimtarinë e tij ka një seri arritjesh shumë të rëndësishme. Drejtori i ri i Grid Rroji u shpreh se ndjehej i nderuar të bashkëpunojë me kryeministrin Berisha dhe qeverinë. "Unë dëshiroj, me gjithë forcat e mia, t'i shërbej kombit tim, vendit tim, aty ku kam lindur. Jam, vërtet, shumë i kënaqur dhe, madje edhe i emocionuar që jam sot para jush", tha Rroji.
Motivet
Burime jo-zyrtare pohojnë se zoti Rroji ndihej i pamotivuar dhe i pavlerësuar në karrierë nga kryeministri Berisha pas dy vjetësh bashkëpunimi. Disa media të Tiranës e përmendën disa herë emrin e shefit të Departamentit të Informacionit në listat e kandidatëve për deputetë. Por, më pas rezultoi se ai nuk ishte ndër emrat e përzgjedhur nga Partia Demokratike për të garuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Drejtori i Departamentit me 8 ekspertë dhe koordinatorë, duket se nuk ka arritur që të realizojë ambiciet e tij profesionale, duke ngjitur shkallët e karrierës, dhe ka vendosur që të largohet nga stafi i ngushtë i zotit Berisha pas dy vjetësh jo të pasuksesshme për të. Ai është rikthyer pranë familjes së tij që jeton në Shtetet e Bashkuara, për të mos bërë plane apo kontrata përkohësisht, qoftë me kreun e qeverisë Berisha apo edhe institucione dhe organizata të tjera në Shqipëri. Ndërkaq, nuk ka asnjë të dhënë që zoti Rroji do të rikthehet tek puna e tij e Koordinatorit të Marrëdhënieve Publike pranë organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Gridi, pianisti dhe eksperti i aftë për Marrëdhëniet publike
Grid Rroji është njëherësh edhe muzikant dhe ekspert i Marrëdhënieve Publike. Zoti Grid Rroji ka lindur më 26 Maj 1974 dhe është i pamartuar. Ka përfunduar në vitin 1994 studimet në Pianoforte në Konservatorin Xhuzepe Verdi në Milano të Italisë. Gjatë periudhës 1996-2001 përfundoi Kolegjin Kuins të Nju Jorkut për Shkenca Politike. Ai përfundoi studimet me performancë të lartë dhe mori Certifikatë Ekselence për degën e Shkencave Politike. Në maj 2003 përfundoi studimet pasuniversitare në Bruklin të Nju Jorkut për të njëjtën degë, duke u specializuar për Kombet e Bashkuara. Rroji e nisi karrierën e tij profesionale që në vitin 2001 në pozicionin e nëpunësit të Informimit Publik pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vetëm një vit më vonë emërohet Koordinator i Informimit të Publikut pranë Departamentit të Informimit Publik. Pikërisht në periudhën që punonte në strukturat e Kombeve të Bashkuara ka qenë edhe analist për çështjet e OKB-së dhe politikën amerikane pranë Radio Francë Internacional. Rroj ka marrë edhe një sërë çmimesh dhe arritjesh në karrierën e tij profesionale. Ai ka qenë për një periudhë 4-vjeçare anëtar i Këshillit Akademik të OKB-së, anëtar i Bordit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, anëtar i Bordit të Rrjetit të Profesionistëve të Rinj Shqiptar. Rroji ka fituar edhe disa çmime në fushën e muzikës, qoftë në Shqipëri, apo edhe në Itali. Është njohës dhe zotërues i katër gjuhëve të huaja; anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht dhe një person i pasionuar pas sportit të basketbollit. Ish-drejtori i Departamentit të Informacionit rrjedh nga një familje artistësh.
Berisha ndryshoi tri herë Departamentin e Informacionit
Kreu i qeverisë shqiptare ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme drejtuesit e Departamentit të Informacionit pranë Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tij 4-vjeçar. Fillimisht, në këtë detyrë u emërua zoti Ermal Hasimja, i cili kishte në ndihmë edhe disa këshilltarë të kryeministrit për ta bërë këtë detyrë të vështirë dhe me shumë kërkesa nga shefi i qeverisë. Brenda një periudhe të shkurtër ai jep dorëheqjen dhe në vendin e tij emërohet Neritan Sejamini, një person që kishte eksperiencën e këshillimit edhe gjatë qeverisë Nano. Duket se Berisha nuk ishte i kënaqur as me punën e zotit Sejamini, dhe më në fund ia besoi detyrën ish-ekspertit dhe koordinatorit shqiptar për Marrëdhëniet Publike në organizatën e Kombeve të Bashkuara. Rroji erdhi pikërisht në periudhën kur po përgatitej vizita e presidentit Bush në Shqipëri. Ai pati rastin që të ishte me stafin e kryeministrit në pritjen që iu bë presidentit amerikan dhe të bashkëpunojë me zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino apo mjeshtrin e fushatave elektorale të Xhorxh Bushit, Karl Rove. Berisha kërkoi nga zoti Rroji rritjen e transparencës dhe komunikimin e qeverisë dhe institucioneve qeveritare me publikun dhe veçanërisht me median e cila nuk kishte një histori të mirë me kabinetin e drejtuar prej tij. Paralelisht, Berisha kishte emëruar në postin e Zëdhënëses së Qeverisë edhe ministren Majlinda Bregu. Po ashtu, kryeministri kishte zëdhënës personal zonjën Juela Meçani. Burime jo zyrtare pohojnë se zoti Rroji gjatë gjithë kësaj periudhe mësohet se ka pasur fërkime jo të vogla me Meçanin, të cilat lidhen me pasqyrimet mediatike të aktiviteteve të kryeministrit dhe institucioneve qeveritare.
24 Korrik 2009