Vendimi, tarifat e privatizimit të trojeve shtetërore dhe ndërmarrjet ku ndodhen
Përfitues, të gjithë ata që kanë privatizuar ndërmarrje, që ndodhen në zona industriale
Ervin KOÇI
Qeveria ka nxjerrë në shitje të gjitha trojet që shteti ka nën pronësi në zonat ku ushtrohet aktivitet ekonomik dhe industrial. Pas vendimit të marrë vetëm dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda një muaji, gazeta “Albania” boton sot të plotë çmimet finale të privatizimit të këtyre trojeve, vendodhjen e tyre, si dhe procedurat e plota për privatizim. Sipas vendimit, ata që kanë privatizuar ndërmarrjet shtetërore, të cilat operojnë në territore të miratuara si zona ekonomike dhe industriale, do ta blejnë truallin ku është vendosur ajo, sipas vlerës së hartës së tokës miratuar në nëntor të vitit të shkuar (2008). Qeveria e ka ndryshuar skemën për privatizimin e këtyre trojeve, ku në bazë të vendimit të ri të gjithë ata që duan të marrin në pronësi truallin duhet të paguajnë 50 për qind të vlerës së tij në lekë dhe pjesën tjetër në bono privatizimi. I njëjti çmim do të aplikohet si për sipërfaqen që ndodhet nën objektin e privatizuar, ashtu dhe për atë që është në funksion të objektit, pavarësisht raportit midis tyre. Nga ky vendim do të preken të gjithë ata që kanë privatizuar ndërmarrje shtetërore në territore, të cilat me vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë janë cilësuar si zona industriale.
Çmimet në Tiranë
Në bazë të hartës së tokës miratuar nga Këshilli i Ministrave disa muaj më parë, rezulton se më shumë se çdo tjetër kanë për të paguar ata që kanë privatizuar ndërmarrje në qarqet, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ndërsa, më pak do të paguajnë ata që kanë privatizuar ndërmarrje shtetërore në zona që tashmë janë miratuar për aktivitet industrial në qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Kukësit. Ata të cilët kanë blerë ndërmarrje në zonat e Unazës së Re, fabrikës së Miellit, zonës në afërsi të rrugës "Don Bosko", ish-uzinës "Dinamo", ish-Kombinatit të Autotraktorëve, dhe Fabrikës së Bukës, në Tiranë, do t'iu duhet të paguajnë një çmim nga 25 deri në 28 mijë lekëve për metër katror. Ndërsa 20 mijë lekë për metër katror është çmimi për truallin e ndërmarrjeve shtetërore në zonat e Laprakës, doganave, Spitalit Ushtarak, Bregut të Lumit, Fushë Mëzezit, po në Tiranë. Zona më e shtrenjtë në kryeqytet, sipas hartës së vlerës së tokës, rezulton të jetë ajo e ish-bllokut dhe rreth stadiumit Qemal Stafa ku një metër katror kushton 180 mijë lekë, ndërsa më e lira cilësohet ajo përreth Spitalit Ushtarak, dhe Bregut të Lumit me 20 mijë lekë për m².
Çmimet në rrethe
Në rrethe çmimet për privatizimet nisin nga 15- 17 mijë lekë për m² që duhet të paguajnë privatizuesit e ndërmarrjeve shtetërore që ndodhen në zonat e, autostradës Elbasan-Metalurgji, unazës së re, zona e konvikteve dhe spitaleve, etj., në Elbasan.
Në këtë qytet, çmimi më i lartë shënohet në zonën e kalasë dhe përreth saj ku një metër katror truall kushton deri në 20 mijë lekë, ndërsa zona më e lirë është ajo e ullishtave, ku një metër katror kushton shtatë mijë lekë. Për sa i përket Durrësit, çmimi për m² truall në zonat e cilësuara industriale varion nga 3.600 lekë në zonën e ish-Kënetës, 11 mijë lekë në atë të Urës së Dajlanit, dhe 12 mijë lekë në territorin përreth stacionit hekurudhor. Në Durrës, zona më e shtrenjtë cilësohet ajo e Portit dhe vijës Bregdetare me 30 mijë lekë metri katror, ndërsa më e lira ajo e ish-kënetës me 3.600 lekë.
Vendimi/////////////////////////////////
PROCEDURAT E SHITJES SË TRUALLIT TË NDËRMARRJEVE DHE OBJEKTEVE SHTETËRORE TË PRIVATIZUARA
1. Shitja e truallit të pashitur të ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara, nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të NB-ve, me degët e saj në rrethe, dhe nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike), të bëhet në përputhje me këtë vendim, sipas genplanit, që i bashkëlidhet dosjes së privatizimit.
2. Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike) kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e objekteve të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të këtyre agjencive.
3. Të gjitha subjektet, të cilat kanë privatizuar objekte apo ndërmarrje, sipas pikave 1 e 2, të këtij kreu, por që nuk kanë privatizuar sipërfaqen e truallit, sipas genplanit të dokumentacionit të privatizimit, duhet ta blejnë këtë truall deri më 31.5.2009, si dhe të kenë paguar qiranë e truallit rregullisht, deri në pagesën e vlerës së plotë të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë.
4. Pas afatit të përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, në rastet kur nuk është paguar qiraja dhe nuk është blerë trualli nga pronarët e objekteve apo të ndërmarrjeve të privatizuara, trualli i tyre vihet në dispozicion të AKKP-së për kompensimin e subjekteve të shpronësuara dhe, në rastet, kur trualli ka pronarë, të njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, trualli i kalon këtij pronari.
5. Personi, fizik apo juridik, privat, i cili do të blejë truallin e ndërmarrjes ose të objekteve, që kanë privatizuar më parë, sipas përcaktimeve në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, duhet të paraqesë në dy kopje, në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, dokumentet e mëposhtme: kërkesën me shkrim për blerje të truallit; vërtetimin hipotekor, certifikatën e pronësisë, të noterizuar, nëse ka, kartelën e pasurisë etj., për objektin, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme, në zonën përkatëse, nëse është e përditësuar jo më pak se 15 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës;
fotokopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit apo ndërmarrjes, lëshuar nga ish-AKP-ja, ish-AQRNB-ja, Ministria e Financave, DASHPP-ja dhe nga ndërmarrjet përkatëse, përpara krijimit të agjencive, fotokopje të noterizuar të genplanit apo planimetrisë së objektit (në çastin e privatizimit). Deklaratën noteriale origjinale, në dy kopje, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin dhe truallin përkatës.
6. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës së mësipërme, për rastet kur privatizimet janë kryer nga ish-AKP-ja dhe degët e saj në rrethe, nëse dosja e privatizimit gjendet e rregullt, dhe brenda 7 ditëve nga mbërritja e dokumentacionit të privatizimit, nga drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK), për privatizimet e kryera nga ish-AQRNB-të, i kërkon zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në qarkun përkatës, dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që të konfirmojnë statusin e truallit, çmimin përkatës të shitjes, të përcaktuar në hartën e çmimeve, në zbatim të Vendimit Nr.183, datë 23.4.2005, të Kuvendit, dhe hartën treguese, me të dhënat e nevojshme gjeografike për zonën përkatëse, nëse ato janë të përditësuara.
7. Zyra rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme i kthejnë përgjigje Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
8. Në rastet kur konfirmohet se trualli i objekteve apo ndërmarrjeve të shitura ka pronarë, të njohur me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, apo ka pronar shtetin, atëherë Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, kryen shitjen e truallit dhe lidhjen e kontratës.
9. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës apo paraqitja e dosjes së privatizimit nga DRBUMK-ja u kërkon organeve përkatëse të qeverisjeve vendore apo çdo organi tjetër shtetëror, me të cilin subjektet kanë lidhur kontratë qiraje për truallin, vërtetimin për pagesën e qirasë së truallit, për objektin apo ndërmarrjen, nga subjekti kërkues deri në çastin e pagesës së vlerës së plotë të çmimit të truallit, sipas autorizimit të lëshuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, koeficientin e llogaritjes së bashkëpronësisë së truallit (organi i qeverisjes vendore), për rastet kur objekti është me dy apo më shumë kate, si dhe dërgon dokumentacionin sipas pikës 5, të këtij vendimi.
10. Vlera e qirasë së tokës, e arkëtuar pranë organeve të qeverisjes vendore apo organeve të tjera shtetërore, me të cilat subjektet kanë lidhur kontratë qiraje, ndahet si më poshtë: 5 %, Ministria e Financave; 65%, buxheti i shtetit; 30%, organi i qeverisjes vendore apo organi shtetëror përkatës.
11. Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e truallit do të kalojnë 100 % për buxhetin e shtetit, për efekt të fondit të kompensimit financiar, për subjektet e shpronësuara.
12. Organet e qeverisjes vendore apo organi tjetër shtetëror, brenda 7 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie vërtetimin, nëse subjekti kërkues ka paguar qiranë e truallit dhe koeficientin e bashkëpronësisë për objektet me dy apo më shumë kate.
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda 7 ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, i përcjellin kësaj drejtorie hartën treguese përkatëse, me të dhënat e nevojshme gjeografike dhe statusin e truallit.
13. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, pas marrjes së dokumentacionit të nevojshëm nga organet e qeverisjes vendore, zyrat rajonale të kthimit e kompensimit të pronave apo organet e tjera shtetërore, njofton kërkuesin për t'u paraqitur pranë këtij institucioni, për të marrë autorizimin për pagesën e vlerës së truallit. Pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të autorizimit. Pas kryerjes së pagesës së vlerës së plotë të truallit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave, në Ministrinë e Financave, lidh kontratën e shitjes së truallit me blerësin.
14. Pagesa e çmimit të truallit të objektit apo ndërmarrjes, që është privatizuar ose do të privatizohet, bëhet vetëm në lekë.
Tabela///////////////////////////////////
Tokat e ish-ndërmarrjeve shtetërore që do të kalojnë për shitje sipas ministrive në vartësi
1. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“ECA” prodhim çimento Krujë
“ECA” prodhim çimento Vlorë
“ECA ISTN” studime-projektim Tiranë
“Euroteorema” materiale ndërtimi Peqin
“Inertobeton” materiale ndërtimi Sarandë
“Albeton 5” materiale ndërtimi Tiranë
“Alb-Konstruksion” materiale ndërtimi Tiranë
“Gju-Ba-Mar” prodhim mermeri Shupenzë
“Ital-Mermer” prodhim mermeri Peshkopi
“Albinfrastruktura” ndërtim rrugësh Tiranë
“Market Petra” materiale ndërtimi Gjirokastër
“Albit Mermeri” blloqe mermeri Tiranë
“Superbeton” materiale ndërtimi Tiranë
“Volalba” prodhim tullash Lushnjë
“SIAV Konstruksion” materiale ndërtimi Vlorë
“General Construksion” ndërtim rrugësh Shkodër
“Albitalia Kostruksi” materiale ndërtimi Tiranë
“Infra Proj Konsulti” projektime Tiranë
“Tirana Trade Center” shërbim publik Tiranë
“Ital Alb” materiale ndërtimi Tiranë
“Duvas Lines” transport Durrës
“DV-Alba” rikonstruksion hoteli Tiranë
“GDANSK” riparim anijesh Durrës
“Trans Albania” transport Tiranë
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Alb Diabra” instrumente Tiranë
“Autotra” pjesë autotraktorësh Tiranë
“I.B.Elektronik” pjesë elektrike Durrës
“Castelania” prodhim porcelanesh Tiranë
“Sicerma” prodhim porcelanesh Tiranë
“Alban Cott” prodhim tekstile Tiranë
“Fabrika e Këpucëve” prodhim këpucësh Tiranë
“S.I.A.L-Pel” prodhim porcelani Korçë
“Ital druri” prodhim mobilie Elbasan
“FABA” prodhim bateri Berat
“Korça Tex” prodhim tekstili Korçë
“Foralbalabstra” prodhim Kavajë
“Azzitalia” përpunim kaoline Pukë
“Euroalb” laborator Librazhd
“Medserv Albania” shërbime Durrës
“Europlex” prodhim tekstili Korçë
“Lirimi” prodhim druri Tiranë
“Cosmos” tregti Tiranë
“Katel” rrjeta teli Elbasan
“Ndërmarrje Tekstili” prodhim tekstili Tiranë
3. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Alb Eureka” prodhim pijesh Tiranë
“Coca Cola” pije freskuese Tiranë
“Deta vaj” detergjent Elbasan
“Kavex” përpunim duhani Elbasan
“Mika” përpunim duhani Berat-Korçë
“Argjirotabaço” përpunim duhani Gjirokastër
“Alfa Glina” tregtim uji Gjirokastër
“Konservim Adriatik” përpunim peshku Durrës
“Pranvera” prodhim farëzash Durrës
“Albit Agro-Adriatik” përpunim-bujqësor Durrës
“NB Spitallë” përpunim-bujqësor Durrës
“NB Rrushkull” përpunim-bujqësor Durrës
“NB Frutore” përpunim-bujqësor Durrës
“Alb Italian Bashtovë” prodhim perimesh Kavajë
“Agrigosse” prodhim bujqësore Kavajë
“Agrifood‘s” prodhim bujqësore Kavajë
“NB Frutore” prodhim bujqësore Kavajë
“KAP” rritje peshku Kavajë
“Bulolarisa” prodhim bujqësor Gjirokastër
“Al-Gr Vurg” prodhim bujqësor Sarandë
“Konservim Midhje” prodhime deti Sarandë
“Alb Italia Ishull” prodhim bujqësor Lezhë
“Alb Italia Tale” prodhim bujqësor Lezhë
“Tradex-Torovica” prodhim bujqësor Lezhë
4. Ministria e Pushtetit Lokal
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Libadeco” prodhim druri Librazhd
“Almond” përpunim druri Durrës
“Albanova” riparim automjetesh Durrës
“Global” prodhime artistike Korçë
“Elpometal” elektro-shtëpiake Pogradec
“Lengoviva” përpunim druri Shkodër
“B.C Shërbime” kënd lojërash Tiranë
“Ofiçina e Automjeteve” riparime Shkodër
“Scherer Moda” prodhim veshje Shkodër
“Sistem Plast” panele polimetali Shkodër
“Elbatex” konfeksione Elbasan
“Bastunerya e Re” prodhim druri Tiranë
“Butan Gaz” tregti Tiranë
“Eurogren” përpunim druri Tiranë
“Inet Kinex” aktivitet kulturor Tiranë
“Euro Druri” përpunim druri Tiranë
“Nd.Llull.Loren” prodhim llullash Tiranë
“Rekor Albania” përpunim lëkure Gjirokastër
“Gjirotex” prodhim veshje Gjirokastër
“Ndërmarrja e Veshjeve” prodhim Sarandë
“Gatic” prodhim veshjesh Gjirokastër
“T.T.A.L.B.Lam” përpunim duralumini Tiranë
“Cam Toys” prodhim kukullash Tiranë
“Skënderbeg” konfeksione Elbasan
“TI-VA” material ndërtimi Tiranë
“General Invest” shërbim tregtar Tiranë
5. Ministria e Mbrojtjes
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Futboll Partizani” aktiviteti sportiv Tiranë
6. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Qendër Zhvill.Kulturor” aktivitet Tiranë
“Disko Bar Lux” aktivitet Tiranë
24 Korrik 2009