E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e IFIMES: “LSI-ja, çelësi i krijimit të qeverisë së re”



Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanin, me qendër në Lubjanë, ka analizuar situatën politike për zgjedhjet e Shqipërisë. Instituti Ndërkombëtar për politikat e Ballkanit ka për përgatitur një raport lidhur me situatën në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Raporti, në përfundim të analizës së tij, nxjerr si përfundimin se zgjedhjet e 28 qershorit fitohen nga forcat politike të majta dhe “Aleanca socialiste për integrim” shihet si çelësi i formimit të qeverisjes së re. “Surprizat nuk do të mungojnë deri në ditët e zgjedhjeve. E majta në tërësi ka mundësi të mëdha për të fituar zgjedhjet parlamentare. Ka dy parti, të cilat kanë një profil të qartë të majtë dhe që janë të domosdoshme për fitoren e këtyre zgjedhjeve. LSI dhe PSV ’91, dy koalicionet e mëdha, ‘Bashkimi për ndryshim’ PS dhe ‘Aleanca për ndryshim’ PD, e kanë ndërtuar fushatën e tyre elektorale në bazën e akuzave personale, ndërkohë që dy koalicionet e vogla e kanë përdorur fushatën më së shumti për të prezantuar programin e tyre. Partitë e vogla kanë një impakt më të madh te votuesit dhe kjo për një arsye të thjeshtë, sepse ata komunikojnë me votuesit e tyre dhe nuk i përdorin takimet e tyre për të ofenduar kundërshtarin politik.
LSI-ja nuk do të jetë vetëm forca që do të ndikojë maksimalisht te votuesit, por ajo do të jetë decizive për të vendosur se kush do të formojë qeverinë e pas 28 qershorit”, - thuhet në këtë raport.

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›