Strategjia, presidenca suedeze e BE-se: “Pikat e dobëta te Shqiperise”
Suedia publikon strategjinë 3-vjeçare të bashkëpunimit me Shqipërinë. Demokracia dhe mjedisi, dy fushat kryesore. Konstatohet ngadalësi në reforma
Albert Gjoka
Shqipëria ka një administratë të politizuar dhe korrupsioni është i përhapur gjerësisht. Prania e këtyre dy elementeve të konstatuara nga ekspertët suedezë e kanë nxitur shtetin anëtar të BE-së që të hartojë një strategji bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, e cila parashikon financimin e një sërë projektesh në fushat e demokracisë e të drejtave të njeriut, si dhe burimet natyrore dhe mjedisin. Suedia, në prag të marrjes së presidencës së radhës së BE-së, ka identifikuar fushat konkrete ku do të japë ndihmesën e saj. Para pak ditësh është publikuar dokumenti ku autoritetet suedeze janë treguar të gatshme që të ndihmojnë në përafrimin europian të Shqipërisë. Sipas këtij dokumenti, ndonëse ka pasur një përqendrim të fortë tek elementi politik i integrimit europian, “zbatimi i kushteve të kërkuara nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe hapat që janë ndërmarrë nuk kanë qenë në standard”.
Gjendja
“Akoma mbeten të nevojshme reformat gjithëpërfshirëse për demokratizimin dhe modernizimin e institucioneve dhe administratës shqiptare”, - thotë strategjia. Sipas saj, “distanca midis përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve shpesh është e madhe dhe administrata qendrore e qeverisë së vendit është e politizuar”. Në këtë raport jepet një vlerësim edhe për hapat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve.
“Synimet e nxituara për të shëruar të metat demokratike dhe për të luftuar korrupsionin, i cili është i përhapur gjerësisht në vend, nuk kanë prodhuar rezultatet e dëshiruara, ndërsa është bërë një progres i kufizuar”, - thuhet në dokumentin e bashkëpunimit 3-vjeçar mes Shqipërisë dhe Suedisë. Ndër pikat e kritikueshme janë edhe politikat mjedisore shqiptare, të cilat, sipas raportit, “nuk janë në zbatim të kushteve të përcaktuara në direktivat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e kujdesshëm të burimeve natyre”. Dokumenti thekson se “ka një mungesë të të dhënave shkencore dhe teknologjike që do të bënte të mundur që të përgatiteshin ligjet për mbrojtjen e mjedisit sipas kërkesave të shteteve anëtare”. Në këtë kontekst, Suedia do të ofrojë ekspertizë dhe teknikë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. Këto kanë qenë motivet që nxitën autoritetet e Stokholmit që të përgatisin një dokument ku të përcaktojnë fushat ku do të investojnë.
Fushat
“Synimi i mbështetjes suedeze në Shqipëri është që të promovojë reformat e rëndësisë thelbësore për anëtarësimin në të ardhmen në BE; në aspektin e nismave që reflektojnë qëllimet e qeverisë suedeze për bashkëpunimin në Europën Lindore dhe që u janë dhënë prioritet”, - thuhet në strategjinë e bashkëpunimit 2009-2012. Jashtë bashkëpunimit dypalësh, Shqipëria dhe Suedia kanë bashkëpunim, qoftë në nivel rajonal dhe global, edhe në disa sektorë të tjerë.
“Për shembull, se si mund të nxiten politikat bujqësore dhe tregtare të BE-së në vendet jo-anëtare. Fusha të tjera janë: migracioni, korrupsioni dhe krimi i organizuar, ndryshimet klimaterike dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore. Këtu mund të ndikojnë veprimet e Suedisë, qoftë në forumet ndërkombëtare, apo në BE, për zhvillimin e Shqipërisë”, - thotë dokumenti.
Ndërkaq, raporti konstaton se pak ndërmarrje suedeze janë krijuar në Shqipëri dhe marrëdhëniet tregtare nuk janë zhvilluar mirë. Sipas tij, “reformat me synim përmirësimin e klimës së biznesit janë të një rëndësie kryesore nëse investimet dhe tregtia do të rriten në mënyrë domethënëse”.
“Shqipëria është duke kërkuar mbështetjen suedeze në dy sektorë; qeverisja demokratike dhe të drejtat njerëzore (duke përfshirë edhe barazinë gjinore) burimet natyrore dhe mjedisi”, - thotë strategjia. Veç kësaj, Zyra e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë dhe donatorë të tjerë kanë identifikuar mbështetjen te shoqëria civile si një katalizator thelbësor për zhvillimet demokratike në vend.
Suedia ka krijuar një profil të qartë në fushat e barazisë gjinore dhe ekspertiza dhe mbështetja kërkohen në administrimin publik dhe shoqërisë civile. Prania e organizatave suedeze në Shqipëri dhe synimet e tyre në forcimin e shoqërisë civile janë duke kontribuuar në mënyrë domethënëse në progresin demokratik në vend. Ekspertiza mjedisore është një tjetër fushë në të cilën është kërkuar ekspertiza suedeze.
“Luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore do të jetë një nga prioritetet e presidencës suedeze të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2009”, - thuhet në këtë dokument. Suedia merr më 1 korrik kryesimin e Presidencës së radhës së Bashkimit Europian për një periudhë kohore prej 6 muajsh, deri më 31 dhjetor 2009.
MBËSHTETJA SUEDEZE
A- Qeverisja demokratike dhe të drejtat e njeriut
Nxitja e eficiencës, hapjes dhe transparencës në administratën shqiptare
Përmirësimi i mundësive për shtetasit shqiptarë që të marrin pjesë dhe të ndikojnë në procesin e reformave dhe në misionin e integrimit në BE
Të nxisë që shoqëria civile të ketë akses më të madh legalisht në garantimin e një sistemi politik eficient që është nën kontrollin qytetar dhe që monitorohet nga qytetarët
Të rritet pjesëmarrja e grave në sferat politike dhe administrative
B- Burimet natyrore dhe mjedisi
Krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë nga ruajtja dhe mbrojtja e burimeve natyrore të Shqipërisë prej shkatërrimit, duke promovuar vlerat mjedisore
Të rrisë përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme
Të rrisë kapacitetet administrative shqiptare, në nivel kombëtar dhe vendor, për marrëveshjet me burimet natyrale dhe shtrimin e qëndrueshëm në kushte afatgjata
Të rrisë dhe të përmirësojë ndërveprimin midis shoqërisë civile dhe shtetit në çështjet e klimës dhe mjedisit
Të rrisë kapacitetin për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në vend
Presidenca suedeze do të shqyrtojë në tetor kërkesën e Shqipërisë
Pas 20 ditësh Suedia merr presidencën e radhës së BE-së dhe fati i aplikimit të Shqipërisë është në dorën e saj. Para pak ditësh u publikuan prioritetet e kësaj presidence dhe në ndryshim nga Çekia, nuk ka një prioritet të veçantë për procesin e zgjerimit. Çështjet ekonomike pas krizës botërore janë në krye të listës së presidencës suedeze. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në muajin tetor është caktuar takimi i dytë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, dhe në të njëjtën periudhë do të shqyrtohet zyrtarisht pranimi ose jo i kërkesës së Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Deri tani është bërë e qartë se cilësia dhe standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit do të përcaktojnë edhe vijueshmërinë e integrimit të vendit në BE. Para pak javësh ishte në Tiranë kreu i Parlamentit të Suedisë dhe njëri prej anëtarëve të kabinetit qeveritar. Në takimet e tyre u diskutua bashkëpunimi dypalësh dhe në kuadër të BE-së, si dhe lobingu për procesin e integrimit. Kryeministri Berisha aplikoi më 28 prill në Pragë për statusin e vendit kandidat, pas premtimit që mori prej presidencës çeke dhe tani pritet miratimi i saj gjatë presidencës suedeze nga një qeveri dhe Parlament i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Ambasadori gjerman: “Shteti ligjor dhe korrupsioni mbeten ende problem”
Korrupsioni është i përhapur gjerësisht dhe mbetet një problem kryesor. Ky konstatim është bërë nga ambasadori gjerman gjatë një leksioni me studentët e Akademisë Europiane, në takimin e organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. Ai ka komentuar ecurinë e reformave për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane dhe ka konstatuar se korrupsioni dhe shteti ligjor mbeten ende sfida të forta për institucionet shqiptare. Ai u shpreh se këto dy probleme janë përmendur edhe në progres-raportin e muajit nëntor dhe në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së.
9 Qershor 2009