E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: “Do të bëjmë realitet çdo projekt madhor të shqiptarëve”



Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, theksoi gjatë fjalës së mbajtur në një miting elektoral në qytetin e Vlorës se PR-ja, bashkë me koalicionin “Aleanca për ndryshim”, do të bëjnë realitet çdo projekt madhor të shqiptarëve. Ai theksoi se pas NATO-s tashmë rruga e Shqipërisë është Bashkimi Europian. “Ne republikanët, së bashku me ju dhe aleatët tanë, nuk do të ndalemi në asnjë moment për të punuar të gjithë së bashku për të realizuar ëndrrat tona të mëdha, aspiratat tona. Ne jemi nisur përpara për të qenë europianë dinjitozë, Vlorë dinjitoze, Shqipëri dinjitoze në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë i vetëm është bërja realitet e çdo projekti madhor të shqiptarëve. Bashkëpunimi ynë do të vijojë në suksese të tjera, pasi rruga jonë e përbashkët është mëse e qartë tanimë: Bashkimi Europian. Këtë ne do ta arrijmë së shpejti, duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, të punojmë me përkushtim dhe seriozitet, të bashkuar dhe të bindur në të që po ndërmarrim”, - është shprehur Mediu.

9 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›