E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e Qendrë Kulturore,Koliqi akuzon për abuzime

02/02/2005  SKANDAL/ Policia bashkiake e nxjerr me forcë nga salla ku bëhej mbledhja

DURRES - Ka dështuar analiza vjetore e Qendrës së Kulturës në Durrës pas ndërhyrjes së policisë për nxjerrjen

forcërisht të ish-punonjëses së kësaj qendre.

Megjithëse është detyruar të dalë në pension për

shkaqe të pa bërë publike, punonjësja Liliana Koliqi ka

vendosur të jetë e pranishme në analizën vjetore.

Sipas saj, qëllimi i pranisë së saj ka qenë denoncimi i

abuzimeve të bëra gjatë vitit të kaluar, lidhur me disa

fonde, të cilat janë cilësuar abuzime të hapura nga

ana saj. Por prania e saj duket se ka prishur

“rehatinë” e analizës dhe për këtë arsye nisur edhe

nga disa kundërshti të punonjësve, drejtuesit e Qendrës

i kanë kërkuar Koliqit të dalë nga mbledhja. Pas

kundërshtimit të saj dhe vendosmësrisë për të deklaruar

atë që e kishte shtyrë të jetë në këtë takim vjetor

pune, është kërkuar ndihma e policisë. Analiza e

zhvilluar pa asnjë njoftim për mediat, është cilësuar

nga Koliqi si përpjekje për të fshehur abuzimet dhe

kjo situatë duket se ka nxitur drejtorin të largojë

përmes policisë ish-punonjësen e tij, e cila ka refuzuar daljen në pension edhe për shkak se ajo nuk kishte mbushur moshën. Policia e rendit e njoftuar për këtë rast nuk e ka gjykuar të arsyeshme

të ndërhyjë, ndërkohë që rolin e saj e ka marrë

policia bashkiake, prania e së cilës ka shkaktuar

konfuzion në sallë. Pikërisht këtu ka nisur edhe

konfrontimi, pasi reagimit të policisë i janë përgjigjur

një pjesë e punonjësve, të cilët e kanë parë të

paarsyeshme veprimin, duke theksuar se prania e një ish-

punonjëse nuk paraqet asnjë problem në analizën e

punës vjetore për kohën që edhe Koliqi ka qenë në punë

si llogaritare në institucion. Pas kësaj ngjarjeje, që ka

indinjuar artistët, vetë Koliqi ka bërë një sërë

akuzash në drejtim të punonjësve të Bashkisë, por duke

u shprehur se ato ishin shumë më shumë se kaq. Kështu

ajo ka akuzuar se Bashkia e Durrësit dhe Prefektura

kishin marrë për këtë aktivitet nga 200 bileta secila

në vendet të cilat ishin më të shtrenjta duke shtuar

këtu se kishte bileta që shkonin deri në 5 mijë lekë

të reja. Vërejtje ka pasur edhe për biletat e dhëna

disa diplomatëve, për të cilët thuhet se nuk është

arkëtuar shuma e biletës. Gjithça lidhur me këtë

skandal është mbyllur me shtyrjen e analizës, pasi

punonjësit kanë lënë njëri pas tjetrit sallën e analizës,

duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si dhunim të

institucionit dhe përbaltje të personalitetit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›