Prokuroria: Policia e ngathtë në veprime
02/02/2005 Gjatë analizës së viti 2004
DURRES - Organi i akuzës në Durrës ka fajësuar policinë për
ngathësi dhe mungesë profesionalizmi në ekzekutimin e
urdhërarresteve të lëshuar nga prokuroria për personat
nën akuzën e kryerjes së veprave penale. Pohimet janë
bërë nga krerë të lartë të prokurorisë gjatë
zhvillimit të analizës vjetore të punës së organit të
akuzës në Durrës. Në këtë analizë kanë qenë të
pranishëm krerët e Gjykatës së Faktit si dhe ata të
Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërkohë që burime
nga prokuroria deklarojnë se analiza është zhvilluar
nën një tension të lartë debatesh. Ato janë
përqendruar kryesisht në vullnetin e ndërsjellë për
të përmbushur detyrimin ligjor dhe një kërkesë e
tillë i është drejtuar me këmbëngulje organeve të
policisë. Megjithëse në tërësi është cilësuar
bashkëpunimi në rrugë institucionale mes prokurorisë,
policisë dhe gjykatës, krerët e prokurorisë kanë
theksuar se niveli profesional i policisë ka lënë
shumë për të dëshiruar. Gjatë vitit të kaluar është
thënë se janë hetuar 1800 çështje penale, shifër kjo
më e larta krahasuar me të gjitha vitet pararendëse të
marra veçmas. Ndërsa të gjithë treguesit janë cilësuar
të suksesshëm, në analizë është thënë se rezultate të
dukshme janë shënuar në hetimet ndaj veprave penale si
krimi i organizuar, evazioni fiskal, bandat kriminale
dhe trafiku i të gjitha llojeve. Sipas deklarimeve të
bëra pas analizës thuhet se një rëndësi e veçantë i
është kushtuar plotësimit të dosjeve për krimet që
gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërkohë që
është cilësuar se janë goditur edhe grupe kriminale në
Durrës dhe Shijak kryesisht të akuzuar për trafiqe dhe
organizata kriminale