E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqtrajtohet emigranti nga Peqini

02/02/2005  I kishin ndaluar hyrjen për në Greqi

PEQIN - Keqtrajtohet emiganti shqiptar, i arrestuar në ditën e pengmarrjes së autobusit grek nga dy bashkombas të tij.

Ngjarje që përsëritet për shqiptarët, ajo e dhunës së policisë greke ndaj tyre, ka pasur për protagonistë 7-vjeçarin Reshit Bullari, nga fshati Çengelaj i komunës Pajovë në rrethin e Peqinit.

Ditën kur dy shqiptarë morën peng një autobus në Greqi, i riu nga Peqini, në Kozanë, së bashku me më se 20 bashkëatdhetarë të tjerë përfunduan në qeli dhe morën edhe nga një vulë në dokumenta, që nuk u lejonte ktihimin e qëndrimin në Greqi. Edhe pse Bullari ka tentuar me anë të një procesi gjyqësor të fitojë sërish të drejtën për të qëndruar 10 ditë pas vendimit të gjykatës trasportohet në kufi në shoqërimin e policisë. Pa mbërritur pranë familje 27 vjeçari tenton edhe një herë në amabsadën greke në Tiranë por nuk merr asnjë përgjigje. Atëherë emigranti, pre e një dëshpërimi duke humbur gjithçka që kishte edhe paratë, kërkon një rrugë tjetër, atë të kalimin klandestin. Kalimi klandestin, me anë të një taksisti shqiptar nga Gjirokastra në shkëmbim, të 400 eurove, nuk do të ishte me fat për reshit Bullarin, sepse në afërsi të Janinës, policia greke zbulon trafikimin.

Ndërkohë që organizatori bie në prangat e policisë, pre e shkopinjve dhe e shkelmave të policëve, bie emigranti shqiptar nga Peqini, i cili pëson dëmtime në këmbë e në trup, ku shenjat janë të dukshme. Pas kësaj, ai kthehet në Kakavijë, dhe drejtohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës fillimisht, e pastaj në atë të Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›