Groposen investimet në Porto Romano, dështon investimi
02/02/2005 INVESTIMI
100 mijë
euro
AFATI
2 muaj
kohë
Shembet kanali i hapuar, “fundosen” 100 mijë euro
DURRES - Investimi për parcelizimin e zonës më të ndotur nga mbetjet kimike në Porto Romano, nuk ka mundur të
përmbush projektin. Ndonëse është deklaruar se në fund
të nëntorit gjithçka do të ishte parcelizuar përmes
ndërtimit të një muri të gjatë, gjithçka ka mbetur e
hapur. I vetmi investim që është bërë dhe më pas
fundosur në ujërat e ndotura, ka qenë hapja e kanalit që
duhej shoqëruar me drenazhim dhe shtresë betoni. Por
100 mijë euro të parashikuara për këtë investim do të
kërkojnë edhe fonde shtesë. Kanali i hapur në një
thellësi 3 m prej disa javësh është shembur, duke
fundosur në këtë mënyrë edhe propagandën e deklaruar
për nisjen e izolimit të ndotjes në zonën me
rrezikshmëri të lartë për shëndetin e banorëve të
vendosur në Porto Romano. Që në kohën e nisjes së
punimeve, banorët, që ndeshen çdo ditë me kërcënimin
nga shtresat helmuese, janë shprehur të dyshimtë rreth
këtij investimi, ndërkohë që fadromat kishin nisur
gërmimin për hapjen e kanalit. Përfaqësues të
Ministrisë së Mjedisit kanë deklaruar se investimi në
100 mijë euro do të përfundojë në dy muaj, por edhe
tani që kanë kaluar shumë muaj pas kontratës, në
terren veç hapjes së kanalit të shembur kohët e
fundit, nuk është bërë asgjë tjetër. Gjatë ditëve të
punimeve, për shkak të thatësirës së stinës, ndotja
është përhapur gjithandej, ndërsa tani do të duhen
fonde të tjera për të rinisur thuajse nga e para
projektin e lënë në mes. Ndotja në Porto Romano është
disa herë më e lartë se ajo e deklaruara.
Ish-kombinati kimik ka vënë në rrezik jetën e
Familjarëve, të cilët kanë populluar zonën, e cila
mendohet se mund të ketë në vatrën e infeksionit afro
20 mijë banorë.