Analiza e gjymtuar e Minxhozit
Dritan Ylli
Prej kohësh, disa analistë që e mbajnë veten për të pavarur, rreken të hedhin teza mbi gjoja mungesën e koherencës së LSI-së. Një të tillë përpjekje ishte munduar të bënte dje edhe Skënder Minxhozi, përmes një analize fatkeqësisht të cekët dhe të paragjykuar për nga konceptet e konkluzionet politike dhe të gjymtuar nga pavarësia e fakteve “si të tilla”.
Duke analizuar ekzistencën e LSI, pas zgjedhjeve të 2005, Minxhozi thotë se; Problemi kryesor që motivonte qenien veç PS-së, ishte prezenca e Nanos në krye të PS-së Dhe me ikjen e këtij të fundit në shtator të po atij viti, edhe për shumë muaj, motivi i antagonizmit ndaj socialistëve vazhdoi të jetë “nanoizmi”…
Ndryshe nga sa konstatohet në këtë fragment të shkrimit, e vërteta është se ekzistencën e LSI nuk e ka motivuar thjesht prezenca e Nanos si individ në krye të PS, pasi Nano ka qenë në krye të PS që nga qershori ‘91. LSI u krijua si kundërvënie ndaj një politike përjashtuese e lidershipit të asaj kohe të PS, që në krye kishte Nanon. Por i njëjti entourage frymëzues i kësaj filozofie është dhe sot e kësaj dite rreth e rrotull Ramës, si Ruçi dhe Xhafa. Por, gjithashtu LSI u krijua me një platformë të qartë për demokraci, përfaqësim dhe kundërvënie ndaj monopoleve ekonomike, të asaj kohe, që bllokuan Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Më pas artikullshkruesi thotë se: Në fakt, lidershipi i LSI-së ka pasur më shumë sesa një flirt me ish-kryetarin e vjetër vite të shkuara, duke ndarë me të qeveri, ministra e zyrtarë gjithfarësh. Madje, këtij pazari shumëkush i shton sot edhe stinën e mjaltit të vitit 2002, kur tryezës së liderëve socialistë, ku bënin pjesë edhe figurat qendrore të LSI-së së sotme, iu shtua papritur edhe Berisha, prej nga doli një president republike dhe një prokuror i përgjithshëm...
Duket qartë se këtu kemi një abuzim të qëllimshëm me faktet. Nuk ka patur ndonjëherë muaj mjalti midis lidershipit të LSI dhe Nanos në 2002, përkundrazi. Kjo, sepse LSI atëherë nuk ishte krijuar. Nëse Minxhozi e ka fjalën për Metën, ai ishte faktori kryesor në vendimmarrjen e PS, së bashku me Nanon. Në ato momente të krizës, së shpërthyer nga aplikimi më i parë i marifeteve të Dushkut, Meta dha zgjidhjen për Presidentin koncensual, gjë që kërkohej brenda dhe jashtë vendit.
Por zhvillimet politike të atëhershme nuk kanë shumë lidhje mbi një analizë për LSI sot. Në atë kohë (jo para Krishtit, por në vitin 2002), edhe vetë Minxhozi ishte në muaj mjalti si këshilltar tepër i afërt i ministrave të majtë, për ndonjë prej të cilëve sot shprehet se duhet të dalë nga politika, siç është dhe rasti i z.Milo. Megjithëse nuk ka arsye që të paragjykohet ndokush për evoluimin e tij, në varësi të rrethanave, kohës apo interesave.
Sipas artikullshkruesit, zgjedhja në krye të socialistëve e Edi Ramës, duket se shtroi përballë LSI-së nevojën urgjente të gjetjes së një tjetër kauze për luftë dhe sherr…
Për hir të së vërtetës dhe koherencës së fakteve, LSI e përshëndeti pa paragjykim ndryshimin e bërë në krye të PS, pas zgjedhjeve të vitit 2005. Kjo nuk ndodhi thjesht se u largua Nano dhe erdhi Rama, por sepse kishte një shpresë se kjo rrokadë krerësh, do të sillte si rrjedhojë edhe një reflektim dhe distancim nga politikat e mëparshme të lidershipit të PS, veçanërisht për Reformën Zgjedhore, pasi dihet tashmë nga të gjithë se Mega-Dushku u iniciua nga PS-ja, së pari për të dëmtuar LSI-në.
Po kështu dihet se z.Meta e ftoi z.Rama për t’u takuar së bashku për Reformën Zgjedhore, por ky i fundit refuzoi, duke vepruar krejtësisht pa takt dhe nën efektin e delireve të tij megalomane. Por, Minxhozi jo rastësisht harron të përmendë marrëveshjen e bashkëpunimit të pesë partive opozitare, kryesisht të PS me LSI, kur po afroheshin zgjedhjet vendore të 2007 dhe z.Rama po e ndjente presionin e Berishës. Elementi kryesor i asaj marrëveshje ishte pikërisht Protokolli i Përbashkët për Reformën Zgjedhore, që synonte një marrëveshje paraprake brenda opozitës, përpara se Rama të bëhej me Berishën.
Minxhozit si analist, nuk i falet që të harrojë se ishte LSI dhe Meta që shtynë një muaj zgjedhjet vendore nga janari në shkurt 2007 për të marrë “certifikatën” që donte Rama që të hynte në zgjedhje, pasi ishte tmerruar nga skenari i vjedhjes së votave që po përgatiste Berisha në Tiranë. Nëse LSI do të kishte dhënë votat e saj për kuorumin që donte 84 vota dhe për të cilat kishte një kërkesë edhe nga trupi diplomatik që të zhbllokohej situata, Rama me siguri do të kishte ikur me kohë në Paris, Barcelonë apo gjetkë…
Ka edhe të tjera fakte, që duhet të jenë pjesë përbërëse e një analize objektive dhe të pavarur. Nuk duhet harruar se dhjetë ditë përpara zgjedhjeve vendore të shkurtit 2007, kur Berisha bëri publike disa foto të papranueshme të Edit për ta demoralizuar atë, ishte Meta dhe LSI që u vunë në krye të denoncimit të fushatës së PD-së mbi denigrimin e jetës private të kreut të Bashkisë.
Pra jo më kot, Minxhozi bën sikur i harron këto momente shumë të rëndësishme të zhvillimeve politike të asaj kohe, pasi kjo rrëzon gjithë skenarin imagjinar, se gjoja LSI qenka arbitrarisht kundër PS dhe kryetarit të saj. A kishte moment më të përshtatshëm për LSI dhe Metën që të vepronte kundër PS dhe Ramës, se në 2007? Përgjigja është jo. LSI nuk e ka pasur ndonjëherë qëllim që të veprojë kundër interesave të opozitës, por është vënë dhe do vihet në mbrojtje të këtyre interesave, sa herë që ato të shiten në kurriz të socialistëve e progresistëve të thjeshtë.
Pasi Rama u rehatua në kolltukun e Kryetarit të Bashkisë për të tretën herë filloi të punonte si ta gjente fillin për “një dashuri” me Berishën, e cila i duhej për ta përdorur kundër aleatëve të vet.
Dhe për të vërtetuar këtë, sikurse për të hedhur vërtetësinë e fakteve mbi deformimet apo fshehjen e tyre nga Minxhozi, le të shtrojmë disa pyetje:
- A nuk e bllokoi PS e PD Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore për një vit?
- A nuk e shkeli PS-ja marrëveshjen me aleatët e saj, duke zgjedhur me Berishën “sistemin spanjoll” që të eliminonin të tjerët?
- A nuk u bënë natën e 21 Prillit nga Berisha e Rama, ndryshimet që prekën thelbin e Kushtetutës, të cilat mbifuqizuan kryeministrin (pra Sali Berishën), vetëm një muaj pas Gërdecit?
- A nuk ishte bërja e vendit me Kushtetutë, merita kryesore e socialistëve dhe kush e zhbëri këtë, Rama apo LSI?
- A nuk e propozuan dy deputetë të PS Rregulloren e Parlamentit për t’i lidhur duart Presidentit për dekretet për anëtarët e Gjykatë së Lartë?
- A nuk ka Rama sot prioritet kryesor ligjin për Prokurorinë, njësoj si Berisha kur dihet se kjo nuk është kërkuar nga vetë Prokuroria, por nga Saliu, që të mbajë në presion Prokurorinë për hetimet për Gërdecin?
- A nuk u bënë bashkë Rama dhe Berisha kundër referendumit për Kushtetutën, kur kjo pak vite më parë u votua me Referendum?
Një tjetër konkluzion i cekët i Minxhozit, është se; Klima agresive që kultivon sot LSI kundër PS dhe sidomos kundër Ramës, është produkti i kësaj kauze të re, e cila në mënyrë të sforcuar mundohet të krijojë në publik psikozën e një aleance të përbashkët Berisha-Rama, e cila po minon demokracinë, po ndryshon natën ligjet e shtetit dhe po vjedh ditën për diell pasurinë e shqiptarëve.
Lidhur me çështjen e pasurisë së shqiptarëve, sërish është vendi që të evidentohen disa fakte, që të zbardhim të vërtetën. Rama dhe Berisha ndryshuan ligjin e deritanishëm të sporteve, vetëm për t’i hapur rrugë kthimit të terreneve sportive në qyteza të betonizuara. Ndryshimi i ligjit, me bekimin e të dyve, ka larguar njëkohësisht dorën mbrojtëse të shtetit, për terrenet sportive, që duhet theksuar se në Tiranë i kemi vërtet të munguara. Madje, Rama i kishte dhënë leje Jamarbër Malltezit për ndërtim mbi klubin sportiv “Partizani”, që në datën 29 dhjetor, në kundërshtim me ligjin e sporteve, që do të ndryshohej muaj më pas, për të tilla qëllime të mbrapshta.
Po parkingjet nëntokësore? A nuk i miratuan në errësirë, PD dhe PS në Këshillin Bashkiak, dy koncesione të paragjykuara për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore te Parku “Rinia” dhe para stadiumit “Qemal Stafa”? E vërteta është se për të miratuar këto koncesione PD dhe PS dhunuan rregulloren e Këshillit Bashkiak, pa dëgjuar grupet e interesit dhe ankesat e pronarëve të vërtetë të Parkut “Rinia”.
Por Minxhozi shkruan se; Nënshtrimi i një lideri politik ndaj kundërshtarit, të cilit natyrshëm kërkon t’i marrë postin dhe pushtetin, është një përrallë e vështirë për t’u besuar.
E vërteta është se Rama në bashkëpunimin e tij me Berishën, është i nënshtruari, por gjithsesi nuk ka dalë i humbur personalisht. Në çdo lëvizje politike ka fituar Berisha, që nga Kushtetuta dhe deri te ligji për Prokurorinë që po diskutohet këto ditë. Kurse Rama ka fituar zhbllokimin e KRRT-së së Tiranës, një nga dy parkingjet dhe pjesën e luanit të fitimeve që do vijnë nga ndërtimet e kullave 20 deri 33-katëshe te liqeni.
Gjithsesi z.Minxhozi, jam i bindur se ndajmë të njëjtin mendim se për hapësirat mediatike që zëmë herë pas here dhe në respekt të atyre që na lexojnë, për të dhënë një gjykim të paanshëm, duhet të hulumtojmë dhe të investigojmë fakte, pa i gjymtuar ato. Në analizën e djeshme qëllimisht apo jo, ke harruar të thuash se kush po përfiton nga bashkëpunimi i Ramës me Berishën. Duhet të shikosh njëherë (e kollajtë për ta gjetur) se kush janë përfituesit e ndërtimit të dy parkingjeve nëntokësore, si dhe emrat e ndërtuesve te Liqeni për të kuptuar se kjo është një aleancë korruptive që synon pasurimin e një kaste, që nuk ka të ardhme, ndaj dhe nuk ka arsye t’i shërbehet nga askush prej nesh. Ndryshe më duhet të të kujtoj një shprehje biblike, sipas së cilës ai që i shërben mëkatit, bëhet dhe vetë mëkatar.
Ndërsa kauzat e LSI për zgjedhje të ndershme, për Kushtetutë demokratike që bazohet në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, për pavarësinë e gjyqësorit, për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit dhe për një shoqëri të drejtë që u ofron mundësi për zhvillim dhe mirëqenie të gjithëve e jo një kaste, do të mbeten të përhershme, pavarësisht nga ndërrimet e kryetarëve në PS, PD apo dhe LSI.