E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel fton Berishën në Berlin

 

Kancelarja federale gjermane, Anxhela Merkel fton Kryeministrin Sali Berisha për një vizitë zyrtare në Gjermani. Departamenti i Informacionit i Këshillit të Ministrave informon se takimi do të zhvillohet më 8 tetor, i shoqëruar nga një ceremoni zyrtare dhe nderime ushtarake. Në axhendën e kreut të qeverisë shqiptare edhe takimi me ministrin e Jashtëm gjerman Shtajnmajer, si dhe me përfaqësues të biznesit gjerman në Berlin dhe Essen. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, takimi do të përqendrohet kryesisht në tema dypalëshe dhe rajonale, si dhe do të diskutohet mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Në kuadër të vizitës në kryeqytetin gjerman, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime dhe me përfaqësues të biznesit gjerman në Berlin dhe Essen. Vizita gjithashtu do t’i kushtohet dhe 20- vjetorit të bashkëpunimit për zhvillim gjermano – shqiptar. Asaj do t’i paraprijnë bisedimet qeveritare gjermano – shqiptare mbi vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillim të cilat do të mbahen në Tiranë. Vizita e kryeministrit Berisha përkon me konferencën gjermano – shqiptare me përfaqësues të biznesit nga të dy vendet që planifikohet të zhvillohet në Tiranë në datat 20 – 22 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›