E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza, ja pse goli i Portos nuk është i rregullt



Goditja e dënimit brenda zonës së penalltisë e akorduar në ndeshjen e së mërkurës midis Portos dhe Arsenalit ka rihapur debatin në lidhje me cilësinë e arbitrimit dhe nëse duhet që kamerat të bëhen pjesë e saj. Duke analizuar goditjen e dënimit të akorduar, një numër i madh specialistësh futbolli botëror mendojnë se goli i dytë i cili i dha fitoren Portos ishte i pa rregullt. Analiza është bazuar mbi nenin 13 të Rregullores 2009-2010 të FIFA-s mbi arbitrimin. Rregullorja sanksionon: “Një goditje indirekte dënimi i jepet ekipit kundërshtar nëse portieri brenda zonës së penalltisë, bën ndonjë nga veprimet e mëposhtme; 1. Mban topin për më shumë se 6 sekonda në dorë përpara se ta shkëpus atë nga zotërimi i tij.
2. Prek topin me dorë pasi e ka shkëputur atë nga zotërimi i tij dhe topi nuk është prekur nga asnjë lojtar tjetër.
3. Prek topin me dorë pasi ai i është dhënë atij qëllimisht nga një shok i skuadrës.
Vendimi për dhënien e goditjes së dënimit indirekte është i debatueshëm dhe ndikon shumë nga pamja që arbitri ka pasur. Në rastin konkret nga analizimi i imazheve konstatohet se ka pasur një prekje të lehtë por të qëllimshme të Kempëll drejt portierit.
Për sa i përket pjesës së dytë të debatueshme, atë të fillimit të goditjes së dënimit, portieri Fabianski mban topin në dorë që të pengojë ekzekutimin e menjëhershëm të goditjes së dënimit nga lojtarët e Portos. Në këtë çast afrohet arbitri i cili i kërkon portierit topin duke i zgjatur dorën. Portieri në këtë rast është i detyruar të zbatojë kërkesën e arbitrit pasi në të kundërt ndëshkohet me karton të verdhë. Pas marrjes së topit arbitri ia dorëzon atë menjëherë lojtarëve të Portos të cilët ekzekutojnë goditjen e dënimit, pas sinjalin e gjyqtarit, gjë që nuk e pranon rregullorja në të tilla raste.
Rregullorja për ekzekutimin e goditjes së dënimit sanksionon se në rastet kur rënia e bilbilit nuk është e nevojshme për të rifilluar lojën, arbitri jep sinjalizimin me një dorë të ngritur mbi lartësinë e kokës. Në rastin konkret arbitri nuk jep shenjë nëpërmjet ngritjes së dorës. Madje në çastin që është filluar loja nga lojtarët e Portos edhe vet arbitri ka qenë i kthyer me kurriz, që do të thotë që edhe vet ky i fundit priste që të afroheshin lojtarët dhe për të vazhduar me procedurat për formimin e murit mbrojtës.

Mediat “kryqëzojnë” Ovrebo e Hanson
Mediat, bota e sportit por edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini kanë kritikuar arbitrimin në dy ndeshjet e mbrëmjes së mërkurë në Kupën e Kampioneve. Gabimet e dy gjyqtarëve Ovrebo dhe Hanson kanë zënë faqet e para të të gjitha të përditshmeve sportive si dhe uebsajteve jo vetëm në Angli, Itali e Gjermani por edhe në Portugali. Italianët kanë ndërhyrë madje me presidentin e federatës Abate. Kundër arbitrave kanë dalë edhe mediat gjermane (bild, kicker) të cilat e kanë cilësuar si skandaloz edhe pse i favorizuar në këtë rast ishte Bajerni.

Van Gal udhëzon një arbitër elektronik
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis van Gal ka mbetur i shokuar nga ‘dhurata’ e arbitrit norvegjez, Tom Hening Ovebro. Holandezi ka pranuar golin e parregullt duke e quajtur gabim të arbitrit. “Me këtë sistem arbitrimi, një ekip gjatë lojës duhet të ketë edhe fat, pasi një arbitër nuk mund ta gjykojë ndeshjen në mënyrë perfekte. Edhe ne u ndëshkuam nga arbitri në ndeshjen kundër Bordosë, por këtë herë fati ishte me ne. Një gjykim i pastër ka nevojë për ndihma të jashtme, një alternativë si udhëzues për ta nevojitet një gjyqtar elektronik”- udhëzoi trajneri Van Gal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›