SHBA, një avion përplaset në ndërtesën me zyra
Një avion i vogël u përplas dje me një ndërtesë shtatë- katëshe me zyra në Teksas, duke lënduar disa persona. Dhjetëra zjarrfikëse ishin shfaqur menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku mund të dukej qartë në pamjet televizive tymi dhe flakët që dilnin nga xhamat e thyer. Ndërtesa u evakuua. Raportimet e para flisnin për organizimin e një sulmi të mundshëm terrorist, për shkak të një zyre të FBI-së në ndërtesën e qytetit Austin. Por më pas raportimet rezultuan të pavërteta. Më pas u raportua se ngjarja nuk kishte lidhje me akte terroriste dhe ishte një aksident. Përplasja kishte tronditur të gjithë ndërtesën dhe pjesa ballore e strukturës është shkatërruar. Autoritetet tani po hetojnë mbi raportet se piloti mund të ketë djegur shtëpinë e tij dhe ka përplasur avionin në ndërtesë, në përpjekje për të vrarë veten, sipas të dhënave mbledhur nga kanali televiziv “ABC”. Piloti u identifikua si Andrju Stak.