Arrest 7 futbollistëve për trukime
Skandalet e trukimeve të ndeshjeve nuk kanë fund. Kampionati më i prekur ndaj këtij fenomeni është ai i Turqisë. Pas rastit të fundit ku pas hetimeve u gjendën fakte reale të basteve si përgjimet e telefonatave, lojtarë që kishin hapur baste sportive, fatura etj, dje policia turke në mbikëqyrje të luftës kundër korrupsionit ka ndaluar 73 persona nga të cilët shtatë futbollistë. Ndalimi i tyre u bë për shkak se merreshin me baste ilegale. Janë ndaluar shumë kompani bastesh të cilat kanë operuar edhe në skandalet e ndeshjeve në kompeticione të ndryshme. Ndërkohë për shkak të hetimeve policia nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të përfshirë në këto trukime, duke besuar se rrjeti i shit-blerjeve të ndeshjeve në këtë kampionat është shumë herë më i madh nga çfarë ka dalë në sipërfaqe në këto momente. Hetime për trukime në Turqi ka pasur edhe vitin e kaluar.