E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka-Vata-Halili, në garë për kreun e FSHF



Zyrtare: Armand Duka, Refik Halili dhe Rudi Vata janë tre kandidatët që do të përballen me njëri-tjetrin për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Zgjedhjet do të mbahen në hotel “Adriatik” në Durrës më dt 9 mars. Tre kandidatët kanë dorëzuar dje dokumentat në FSHF duke shprehur haptazi ambicjen për të marrë kreun e këtij institucioni. Duka kandidon për herë të tretë ndërsa Halili dhe Vata kandidojnë për herë të parë për këtë post. Deri tani asnjë nga kandidatët nuk ka bërë publik një platformë të qartë me të cilën do të hyjë në këto zgjedhje. Ndërsa pritet që Halili dhe Vata të bashkojnë votat dhe më 9 mars kundër Dukës të jetë vetëm një kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›