E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza, ky vit 190 vepra penale më shumë se 2007-a

19/12/2008  Shkodër, më pak aksidente, por dyfishim të numrit të vrasjeve dhe krimit kundër personit

SHKODER- Bëhet analiza 1-vjeçare e Drejtoria së Policisë së qarkut të Shkodrës. Drejtori i kësaj policie, Nikolin Bala, vlerësoi jo vetëm punën e efektivave të tij, por edhe bashkëpunimin me Prokurorinë, gjykatës dhe SHISH-it, çka vihet re në rezultate pozitive të veprimtarisë së përbashkët të zhvilluar në drejtim të dokumentimit ligjor, kapjes dhe arrestimit të autorëve të veprave penale. Njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër, Nikolin Bala, vlerësoi rritjen e pjesëmarrjes së publikut në dhënien e informacioneve për ngjarje dhe autorë të veprave penale, një tregues ky dhe i rritjes së besimit të publikut tek Policia e Shtetit.

Analiza

Ndër treguesit e Drejtorisë së Policisë së këtij qarku për 2008-n evidentohen 759 prej të cilave janë zbuluar 663 me 864 autorë, prej të cilëve 228 janë arrestuar e ndaluar, 584 janë ndjekur në gjendje të lirë, 51 janë shpallur në kërkim dhe 1 autor i vdekur. Duke krahasuar me vitin e kaluar, gjatë vitit 2008 vihet re një rritje me 189 vepra penale, por dhe rritje të forcës zbuluese në masën 3,5%. Rritje vërehet edhe në numrin e autorëve të veprave penale me 249 persona më shumë. Krahas punës për parandalimin dhe zbulimin e krimeve të reja, DPQSH i kishte dhënë përparësi dhe punës për zbulimin e ngjarjeve të vjetra dhe rritjen e sigurisë në rrugë për parandalimin e aksidenteve. Gjatë këtij viti janë zbuluar 33 ngjarje të mbartura nga vitet e kaluara, ndër të cilat 8 vrasje, 2 vrasje mbetur në tentativë dhe 3 vjedhje me armë e dhunë dhe 9 vepra penale në fushën financiare. Në bazë të statistikave të paraqitura ka patur rënie prej rreth 20% të numrit të aksidenteve automobilistike, nga 101 të evidentuara në vitin 2007 në 81 këtë vit. Ulje të ndjeshme prej 45% ka pësuar edhe numri i viktimave në aksidentet rrugore, nga 40 në vitin 2007 në 22 këtë vit. Mjaft e suksesshme këtë vit kishte qenë dhe puna për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike, ku gjatë operacioneve të organizuara deri në zonat tepër të thella malore është bërë e mundur asgjësimi i 86 603 rrënjëve bimë narkotike canabis sativa rreth 5 herë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë po gjatë 2008-s është bërë e mundur gjetja dhe kapja e 148 personave të shpallur në kërkim. Krahasuar me vitin 2007 rezulton se ka një rënie të aksidenteve nga 101 në 81 dhe numri i viktimave është ulur nga 40 në 22.

VRASJET 2008

Kryer 20

Zbuluar 17

Autorë 20

Arrestuar 17

Për gjakmarrje 3

Shkodër 18 vrasje

Malësi e Madhe 2 vrasje

VRASJET 2007

Kryer 10

KORRUPSIONI

Hetim penale 1 kryetar bashkie

8 kryetarë komunash

1 anëtar i Këshillit të Qarkut

1 gjyqtar

20 punonjës të hipotekës dhe kadastrës

9 nëpunës të AKKP-së

2 punonjës tatimesh

3 ish-drejtorë të spitalit rajonal Shkodër etj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›